Uncategorised

INSTAGRAM fsheh pelqimet e fotove ?! Cila eshte arsyeja

Numri i pelqimeve ne postimet tuaja te Instagram-it se shpejti mund te jete i padukshem per te tjeret, pasi zhvilluesit po pergatisin planin per krijuar nje prototip te dizajnit ku Instagram fsheh pelqimet e imazheve, videove dhe postimeve te ndryshme!

Ky informacion vjen  permes ekspertit te inxhinierise, Jane Wong, i cili verejti ndryshimin ne kodin burimor te aplikacionit Android te Instagram. Ndryshe nga dizajni aktual, ky dizajn i ri fsheh numrin total te pelqimeve ne postimet tuaja per personat e tjere, por ato mbeten ende te dukshme per ju.

Update i fundit nga Instagra: Ja cilat jane ndryshimet!

Instagram fsheh pelqimet e postimeve:

instagram fsheh pelqimet

Duke fshehur llogarine “Like” nga postimet, Instagram deshiron qe “ndjekesit tuaj te perqendrohen ne ate qe ju publikoni, dhe jo ne sa shume pelqime marrin postimet tuaja.

Nje zedhenes i instagram tha se kompania nuk po e teston kete ndryshim per momentin, por tha se gjithmone eshte “duke eksploruar menyra per te zvogeluar presionin” ndaj perdoruesve te tij.

Ndiq OSE.AL – Shtepia e Teknologjise ne Instagram: Kliko Ketu!

Epo, nese Instagram me te vertete vazhdon me tej me kete revolucion, ai do te mirepritet nga njerezit per te cilet pelqimet dhe ndjekesit apo “followers” nuk jane gje tjeter veçse nje numer. Sidoqofte, ne jemi shume te sigurt se ky vendim do te lere shume te pakenaqur qe bejne para nga kjo platforme bazuar ne sa shume persona pelqejne postimet dhe numrin ndjekesve qe kane faqet e tyre.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.