Android Celulare e Tablet Recensione

Vernee M5: celulari më i mirë 4GB RAM që kushton vetëm €100 😱😱

Ekipi i Vernee ka për qëllim krijimin e një celulari i cili ka cilësi të lartë të softwerit/materileve dhe shërbimin e vazhdueshëm pas shitjes! Le të shikojmë nga afër celularin Vernee M5, tani në ofertë për vetëm 100€.

Vernee M5: Ekran 5.2″ IPS

Tani është koha kur çdo prodhues i ri celularësh nxjerr në treg produkte sa më të mëdha.Por ende shumë njerëz preferojnë celulare komod me vetëm 5,2″! Vernee M5 ka ekranin klasik prej 5.2″ për të gjithë adhuruesit e operimit të celularit me një dorë të vetme 😂😂. Trupi i hollë metalik prej vetëm 6.9 mm, ekrani 5.2″ dhe xhami 2.5D bëjnë që me M5 të jeni të lirë dhe të relaksoheni. Me dizajnin e hollë të trupit 6.9mm dhe linjat e thjeshta, Vernee M5 duket e hollë dhe shumë e modës. Pra, është shumë e lehtë kur merret në dorë.

gearbest

Me 4GB RAM dhe proçesorin Octa-core 64 bit do keni një përvojë të spektakolare. Jo më shqetësime! Mund të mbajë të gjitha nevojat tuaja (aplikacione, lojra, video, etj…). Gjithashtu ka 64 GB memorie të brëndshmes dhe mbështet ruajtjen e jashtme deri në 128GB. Jo më shumë shqetësime për ruajtje të pamjaftueshme. Vernee M5 vendos sensorin e gjurmëve të gishtave në pjesën e pasme të telefonit. Vendoseni lehtë gishtin në të dhe zhbllokoni telefonin. Shpejtësia e hapjes është më pak se 0.1s 😲😲.

Kamera e pasme prej 13MP mbështet teknologjinë e shpejtë të fokusimit. Shpejtësia e fokusit mund të jetë 0.3s, për të kapur momentet e mrekullueshme të shpejtë dhe të qartë. E pajisur me kamerën e përparme 8MP me funksionin  smart beauty (zbukurimi profesional i fytyrës dhe i lëkurës) Vernee M5 mund të kapë një selfie akoma më të bukur!

gearbest

Kombinimi i baterisë së madhe 3300mAh dhe procesorit të konsumit të ulët Octa-core, sjellin një jetëgjatësi e cila mund të jetë deri në 2 ditë. Sistemi është i pajisur me modalitetin e kursimit të energjisë. Celulari është duke përdorur sistemin VOS bazuar në Android 7.0, për të ofruar përvojën origjinale 7.0 dhe shumë më tepër funksione të reja. Mbështet sistemet GLONASS + GPS (sistem i dyfishtë i navigimit) për pozicionimin më të shpejtë dhe më të saktë.

Karakteristikat kryesore:

Ekrani: 5.2″ 1280 x 720 piksel
CPU: MTK6750 Octa Core 1.5GHz
Sistemi: Android 7.0
RAM + ROM: 4GB RAM + 64GB ROM
Kamera: 8.0MP + 13.0MP
SIM Card: Dual SIM
Vëndndodhja: GPS+ Glonass
Bluetooth: 4.0
Rrjeti:

  • 2G: GSM 850/900/1800MHz
  • 3G: WCDMA 900/2100MHz
  • 4G: FDD-LTE 800/1800/2100/2600MHz

Çfarë prisni më shumë. Kjo ofertë zgjat vetëm deri më 19 Shtator dhe kan ngelur akoma 150 celularë. Klikoni tek imazhi i GearBest për të shkuar direkt tek oferta.

gearbest

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

25 thoughts on “Vernee M5: celulari më i mirë 4GB RAM që kushton vetëm €100 😱😱

    1. Pershendetje serxho, per momentin mund ta blesh direkt nga siti nderkombetar Gearbest. Brenda ne artikull gjen linkun! Dergesa per ne Shqiperi kushton vetem 10€ dhe per maksimum 10dite vjen ne shtepi 😉🔝🔝… Mos harro ti besh like faqes tonë 😉 dhe mos te humbesh asnje lajm nga celularet e fundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.