Samsung Galaxy Note 8-live test
Android Celulare e Tablet Recensione

[TIRANЁ 2017] Live TEST i Samsung Galaxy Note 8

Një falenderim të sinqertë nga zemra për Samsung dhe New Media Communications që na dhanë mundësinë të provojmë dhe të testojmë Samsung Galaxy Note 8.

Samsung Galaxy Note 8 është smartphone më i ri i Samsung, i cili vjen me një gamë karakteristikash të cilat e bëjnë një ndër celularët më të mirë të prodhuar në vitet e fundit. Këtij smartphoni duket sikur nuk i mungon asgjë në terma hardware dhe është një hap më përpara se Galaxy S8 dhe S8 Plus. Fuqi kalkuluese tepër e lartë, një design mjaft i bukur por me një limitim të vogël dhe ndoshta të shmangshëm: autonominë.

Note 8 Tirane

Si Galaxy S8 Plus, por më i harkuar.

Samsung ka ndjekur linja të njëjta me ato të “vëllezërve të vegjël”, duke mbajtur cepa më të harkuar si në smartphonat e tjerë të linjës Note. Gjëja e parë që të bie në sy është Infinity Display, që duket shumë bukur nga kornizat e ngushta me panelin që harkohet në cepe dhe bashkohet me pjesën metalike. Kjo e fundit ndihet në prekje, është e hollë por ka një ndarje të dukshme nga dy xhamat e harkuar, njëri është ai i sapo cituar i ekranit, ndërsa tjetri i përket mbulesës së pasme dhe ky i ruajtuar nga Gorilla Glass 5.

Samsung Galaxy Note 8 mban formatin 18.5:9 dhe nuk është aq i madh pavarësisht madhësisë së ekranit (6.3”) me 74.8 mm e tij. Mbajtja në dorë e këtij “phablet” nuk është ndër më të thjeshtat por është më pak i rrëshqitshëm se Galaxy S8, për shkak të skeletit metalik që arrin afër anëve.

Note 8 screenshoot Për këtë i duhen bërë komplimente shtëpise koreane, sepse ka arritur të realizojë një terminal të tillë, pak më të madh se Galaxy S8 Plus, duke gjetur madje dhe hapsirën e brendshme për S Pen (i gjatë 108.3mm). Ky smartphone vjen me një larmishmëri ngjyrash mjaft të bukura si ngjyrë Ari, Zezë dhe Blu të errët.

Note 8 është elegant dhe i rafinuar duke ofruar sot për sot një celular elitë në panoramën mobile.

Dispozitivi ka certifikimin maksimal IP68 dhe garanton mbrojtje kundër pluhurave dhe lëngjeve, ashtu si S8/S8 Plus mund ta zhysim madje dhe në ujë për një maksimum prej 30 min në thellësi 1m. Note 8 suporton njëkohësisht dy karta SIM ose një SIM dhe një microSD, për të zgjeruar memorjen e brendshme.

Ekrani

Duhet bërë një recension i veçantë vetëm për ekranin, më i miri i integruar ndonjëherë në një dispozitiv mobile, përfundim ky i marë nga rezultatet e testeve tona të shumta. Duket gati e pamundur duke konsideruar që dy Galaxy S8 kishin arritur majat pak muaj më parë, duke lënë pak vend për përmirësime në një periudhë të shkurtër.

Por Samsung e arriti këtë duke realizuar një panel 20% më të madh se ai i montuar tek S8 dhe 14% më i madh se ai i Note paraardhës.

Ajo që të mahnit më shumë është ndritçimi. Një ndritçim i tillë favorizon leximin dhe shikimin pa problem në ambjente mjaft të ndritçme dhe drejt dritës së diellit. Nuk është rastësi që flitet për 100% Color Gamut si në televizorët e fundit 4K Ultra HD, faktor që i jep dispozitivit çertifikimin UHD Alliance dhe Mobile HDR Premium.

ekrani note 8 Samsung Galaxy Note 8 monton një OLED fleksibël prej 6.3” me anë të harkuara dual-edge, rezolucion 3K (2960 x 1440 pixel) dhe raport 18.5:9.

Për të ruajtur konsumin dhe mbajtjen e kësaj performance, Samsung ka përdorur dhe tek Note 8 një matricë me pixel pixel diamant. Sub-pixel të kuq, jeshil, dhe blu kanë formë e dimensionse të ndryshme, ky i fundit (blu) është me i madhi dhe kërkon më pak energji, ndërsa ato jeshil janë më të vegjël, oval dhe kërkojnë më shumë energji. Një konfigurim i cili sjell rezultate tepër pozitive. galaxy-note-8-aod-1 Kapitull më vete për Always On Display (AOD), një nga gjërat që preferoj tek ky Note 8 por që, në të njëjtën kohë, duhet ta përdor me kujdes për të kursyer baterinë.

Gjëja e re është kontrolleri hardware që e menaxhon drejtpërdrejt në vend të një Software, faktor ky që duhet të ulë drejtperdrejt konsumin.

Nuk është kështu në përdorimin real, në fakt vërejta një konsum komplesiv të lartë, në një ditë të tërë harxhon rreth 10% (më shumë se 330mAh) duke zvogëluar autonominë e celularit. Natën ulet ndritshmëria e AOD, aktivizohet Super Dimming Mode duke shmangur kështu bezdisjet në errësirë. Kështu nëse doni performancë më të mirë të baterisë duhet të çaktivizoni AOD, ose të pranoni kompromisin me konsumin. Është e vështirë të vendosësh, edhe sepse tashmë është e mundur personalizimi duke përdorur S Pen, duke vendosur shënime në ekran të kycur të cilat më pas shfaqen në AOD. Mendoni për lista, shënime e të tjera, të cilat mund të modifikohen pa përdorimin e të gjithë display-t.

Performanca

Mjafton një numër për të shpejguar gjithçka, (Score Antutu). Janë pikët e arritura nga Note 8 në benchmark-un klasik Antutu, një vlerë mjaft e lartë që vjen nga fuqia e zjarrtë e SoC Exynos 8895 me CPU octa-core e realizuar me një proçes produktiv prej 10nm. Brenda këtij sistemi kompleks dhe të avancuar ëhstë dhe GPU Mali-G71, një chip grafik që ofron mundësinë e luajtjes së çdo loje te disponueshme sot në detaje maksimale.

Më e mira e të mirave për gaming, veçanërisht sepse ka dhe një display mjaft të madh dhe me një rezolucion tepër të lartë që i afrohet realitetit virtual. 

Në këndvështrimin tim Galaxy Note 8 është një nga smartphone të parë ku modaliteti “Multiscreen” ka vërtet kuptim. Ka tre pika në favor kundrejt, për shembull, Galaxy S8 që zotëron një panel prej 5.8”. E para është në madhësinë e RAM, këtu kemi 6 GB dhe zero kompromise. Motivi i dytë është madhësia e display, e treta është S Pen, e aftë të lehtësojë çdo operacion. Pa marë parasysh që ofron mundësinë e ekzekutimit të disa operacioneve në ekran. Më poshtë karakteristikat e plota
  • SISTEMI: Android 7.1.1 me Samsung Experience 8.5 (Online Android 8.0 Oreo)
  • SOC: Exynos Serie 9 8895, octa-core prej 2.3 GHz a 10nm (FinFET)
  • GPU: Mali-G71
  • MEMORIA: 64GB (e zgjerueshme deri në 256GB) / RAM: 6GB LPDDR4
  • EKRANI: 6.3” / Super AMOLED / Rezolucion: 2960 x 1440 pixels / 570 ppi
  • FOTOKAMERA: E pasmja dual 12 MP / përpara 8 MP / video: deri në 4K me 30 fps
  • RRJETI: GSM, UMTS, HSPA/HSUPA, LTE Cat 16 (nano SIM)
  • WIRELESS: Bluetooth: 5.0 con LE/EDR/A2DP/aptX / Wi-Fi: 802.11 a/b/g/n/ac 2.4+5GHz / Wi-Fi hotspot / NFC
  • NDËRLIDHJA: Jack Audio prej 3.5mm / USB Type-C 3.1 / suport OTG
  • GPS: A-GPS/GLONASS/BeiDou/Galileo
  • SENSOR: Akselerometër, Xhiroskop, Sensor afërsie
  • BATERIA: 3300 mAh
  • TRUPI: Profim metalik, cover i zi dhe përpara xham (Gorilla Glass 5) / IP68
  • PESHA: 195 gr
  • PËRMASA: 162.5 x 74.8 x 8.6 mm

Sistemi audio i kënaqshëm, kemi një speaker në fund që nuk siguron performancë maksimale. Lajmi i mirë është që brenda kutisë gjejmë dhe setin e kufjeve premium AKG. Një vlerë e shtuar, kualitet i zërit mjaft i mirë, si dhe tepër të rehatshme. Kapitulli SIM, një pritje e valëve mjaft e mirë. Përdorim mjaft eficent i dy nano SIM dhe në roaming. Regjitrimi i valëve është mjaft i shpejtë, duke marë parasysh se kam provuar pajisje që marin shumë kohë për riadaptimin me valët e reja, të ofruesëve të ndryshëm. Gjithashtu menaxhimi i dual SIM është shumë e qartë dhe e bërë mirë. Galaxy Note 8 zotëron LTE të kategorisë 16 dhe falë këtyreve dy elementeve mund të bësh upload fileve si video shumë shpejte.

Kujdes nëse keni internet të limituar, Note 8 potencialisht, mund të shkarkojë data me mbi 900Mbps.

Autonomia e Note 8

Ndoshta nga limitet e vetme, motivi për të cilën nuk e arrin votën maksimale. Samsung ka integruar një bateri prej 3300mAh, pak nëse mendojmë që S8 Plus ka një prej 3500mAh, dhe motivimi duhet të jetë i kuptueshëm. Kjo vjen si e detyruar pas dështimit të Note 7, Samsung tashmë i kushton një kujdes të veçantë baterive, kujdesi para gjithçkaje. Të mos harrojmë dhe që brenda dispozitivit ndodhet dhe S Pen e gjatë 10 cm, e clia zë vendin e saj brenda Note 8.

  Bateria është e aftë të na çojë deri në një fund dite nëse është e mbushur plot. Konsumet janë më të ulta në raport me performancën e lartë, falë SoC prej 10nm. Nëse përdorim terminalin ose e lejmë mbi tavolinë me ekran të mbyllur (AOD të aktivizuar) pak ndryshon. Nëse navigoj në browser ose kontrolloj Facebook, konsumi është tepër i afërt me konsumin me ekran të fikur por me AOD aktive. Të gjitha konsiderimet bazohen në display me rezolucion maksimal, sigurisht mund të kursehet diçka nëse vendoset display në FHD+.

Ka mënyra për të zgjatur autonominë, duke filluar nga çaktivizimi i AOD dhe ulja e rezolucionit, limitimi i Bixby dhe çaktivizimi i disa sensorëve. Por në fund të fundit, ç’kuptim do të kishte? Nëse blej një pajisje të tillë prej 999€ dua që ta shfrytëzoj përherë në maksimum, këto mënyra të kursimit të energjisë i përdor vetëm në situata emergjente.

S Pen

Për përdoruesit e rinj të një dispozitivi Samsung nga seria Note, S Pen është një risi e pëlqyeshme e gjitha për t’u zbuluar. Fillimisht mund të duket e vështirë për t’u përdorur,sidomos për të gjithë ata që janë mësuar të përdorin smartphone-in në mënyrën e thjeshtë tradicionale. Por pasi arrin të zbulosh avantazhet e përdorimit të S Pen ‘frika’ fillestare kalon dhe arrin të kuptosh se pse ky aksesor kaq i thjeshtë është një ‘must’ (i domosdoshëm) për serinë.

Dimensionet janë të përshtatura: 108.3 mm gjatësi, 5.8 mm për anën e sheshtë më të gjatë dhe 4.2 mm për atë më të ngushtë. Mbahet lehtësisht në dorë dhe butoni i integruar shtypet kollaj me gishtin e madh. Integrimi i komponentëve të brendshme i ka dhënë kësaj pene këtë formë më pak cilindrike.

samsung-galaxy-note-8-1 Kur S Pen nxirret nga foleja e saj, me ekran ndezur, aktivizohet menuja me gjithë funksionalitetet fillestare: Krijo Note, Shiko gjithë notet, Zgjedhje Inteligjente, Shkrim Ekrani, Mesazh Live, Perkthe, Vizion Bixby, Redukto në Ikonë dhe Zmadho. Krijimi i një Note hap një fletë të bardhë dhe të jep mundësinë e personalizimit maksimal.

Duke zgjedhur shkrim ekrani realizohet një screenshot dhe aktivizohen personalizimet nëpërmjet S Pen. Kjo mund të rezultoj interesante për përdorimin social, më argëtues, por edhe në aspektin lavorativ: si mund të jetë psh korrigjimi i tekstit.

Ndër të rejat e këtij smartphone është Mesazhi Live, tekst me animime që mund t’i dërgohet kujtdo që zotëron një smartphone. Praktikisht krijohet një file në formatin GIF dhe shpërndahet më pas nëpërmjet çfarëdo aplikacioni IM të disponueshëm. Nëpërmjet S Pen mund të aktivizohet edhe përkthimi i tekstit, zgjidhet gjuha që do të përkthehet dhe ajo në të cilën do të bëhet përkthimi, kalohet te shprehja apo fjala që do të përkthehet dhe merret një rezultat i menjëhershëm. Vizioni Bixby mundëson njohjen e tekstit dhe imazheve, i dobishëm nëse do të na duhej të merrnim tekst nga një screenshot që kemi marrë, ama duhet bërë kujdes sepse kjo nuk është e menjëhershme dhe priten pak si tepër sekonda. Nëse doni ta ngatërroni më shumë pamjen e ekranit tuaj mund të përdorni Redukto në Ikonë, aplikim të cilin nuk e kemi përdorur nga ana praktike. Së fundmi Zmadhimi aktivizohet sapo S Pen afohet mbi ekran, mbi elementin të cilin duam të evidentojmë pa e prekur fare display-n. S Pen zotëron 4096 nivele presioni, mjafton ta afrosh sepse sistemi magnetik e njeh penën edhe 3cm larg ekranit.

Me dopio klik mbi buton hapet menuja me aplikacionet e dedikuara për S Pen, preçizioni është maksimal por duhet edhe pak presion, në mendimin tonë e bërë kjo apostafat për të evituar edhe prekjet e pavullnetshme. Në rast se do të shkruash duhet ta bësh me vendosmëri.

Fotokamera e Note 8

  Për momentin kemi tre tipe dual-kamerash në përdorim: ajo me lente me kënd të gjerë (wide-angel lens) si psh LG, ajo me sensorë njëngjyrësh (monochromatic) si fotokamera e Huawei dhe ajo me lente zmadhimi (optic zoom) e përdorur nga Iphone-t e fundit. Në çdo mënyrë dual-cam është një hap i domosdoshëm i cili shton edhe më tepër potencialin e smartphone-it tuaj. Samsung flet për një kamera me lente me kënd të gjerë (wide-angel lens) dhe një zoom, përkufizime mjaft të thjeshta mbi të cilat ja vlen të ndalojmë e t’i shtjellojmë. Nisemi nga specifikimet teknike:

  • Fotokamera kryesore Dual piksel nga 12MP (4µm pixels) në 4:3 me stabilizim optik F1.7 (77°)
  • Fotokamera zoom prej 12MP (1.0µm pixels) mestabilizim optik f2.4 (45°)

Fotokamera kryesore nuk ndryshon shumë nga ajo e montuar në Galaxy S8/S8 Plus dhe ky sigurisht nuk është aspak një lajm i keq. Autofokus i shpejtë, mundësi per të shtuar apo pakësuar ekspozimin me kursorin anësor dhe gjithë funksionalitet parësore në disponim. Fotokamera ka hapësirë të mjaftueshme inkuadrimi, besnikëri e lartë ndaj ngjyrave dhe shkëlqim i lartë edhe në kushte të vështira.

 

Diferenca e vërtetë qëndron tek fotokamera e dytë, nëse mund ta quajmë kështu. Nuk mund të përdoret gjithmonë, për faktin e thjeshtë se zmadhimi 2x na detyron të qëndrojmë pak më larg se zakonisht në krahasim me objektin që mund të duam të kapim.

Ama sapo të keni diçka për të marrë kjo fotokamera do t’ju vijë menjëherë në ndihmë. Macro dhe Portretet janë fantastike: përsa i përket të parës është e mundur të fokusojmë deri në 6-8 cm distancë nga objekti, me një rezultat fantastik përsa i përket detajeve. Më e mira ama vjen me fokusimin live. Ndërsa fotokamera selfie, prej 8MP në 4:3, me autofokus dhe lente F1.7 siguron shkrepje edhe natën në mënyrë mëse dinjitoze. Selfie-t në grup janë të garantuar dhe me një rezultat të shkëlqyer.

Mos harroni gjithashtu se gjithçka në këtë display fantastik duket edhe më e bukur, preçize dhe e saktë. Kjo mund të dallohet mjaft mirë nëse do të bënit krahasimin e fotove të realizuara me këtë smartphone sesi duken perfekte në vetë smartphonin dhe se si e humbasin shkëlqimin e tyre kur i shkarkon në kompjuter.

Pra nëse do t’ju duhej të printonit foto nuk duhet t’i besoni shumë mënyrës se si ato duken në smartphonin tuaj, pasi aty gjithçka duket edhe më bukur. Natën në fakt nivelet e detajeve bien, ashtu siç është e kuptueshme të ndodhë, dhe evidentimi i detajeve është pothuajse i pamundur. Së fundmi flasim për filmimet, duke qenë se një nga veçoritë e Note 8 është stabilizimi optik në të dy kamerat e pasme, na jepet mundësia të regjistrojmë video pa pësuar humbje detajesh, vazhdimësi apo dridhje të papritura. Mund të ecim ndërkohë që filmojmë me Note 8 dhe nuk e pengojmë aspak rezultatin përfundimtar, edhe nëse e shtyjmë rezolucionin maksimal 4K në 30fps.  

 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

3 thoughts on “[TIRANЁ 2017] Live TEST i Samsung Galaxy Note 8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.