PC Recensione Tablet Windows

Recensioni | Surface Laptop & Surface Pro, prova e performances • ose.al

Pas hedhjes ne treg te tabletit Surface Pro 4 dhe prezantimit te Surface Laptop ne javet e kaluara, dispozitivet u shfaqen per here te pare ne dyqanin zyrtar te Microsoft ne Milano.

I pari qe kaloi ne proven e vezhguesve ishte Surface Laptop. Nje “notebook” shume kompakt me nje ekran “touch screen” prej 13.5”. Peshon vetem 1.25 kg dhe eshte i holle 14 mm. Estetikisht ka karakteristika te mrekullueshme. I ndertuar totalisht me materiale alumini te prodhuara nga kompania e njohur Alcantara. Ky dispozitiv vihet ne jete nga procesoret Intel i5 ose i7 Kaby Lake, qe garantojne nje kohezgjatje baterie prej 14.5 oresh. Surface Laptop vjen me sistemin operativ te ri Windows 10S te pre-instaluar. Kompjuteri eshte menduar kryesisht per studentet, dhe lejon shkarkimin e aplikacioneve nga “Windows Store“. Nga ky version i sistemit operativ mund te kalohet ne Windows 10 ose Windows 10 Pro duke paguar cmimin e licenses. Cmimi do te jete rreth 1.169 € per konfigurimin Intel i5 me 4 GB RAM dhe 128 GB Memorie disk. Ndersa per konfiguracionin potent Intel i7 me 16 GB RAM dhe 512 GB Memorie disk cmimi do te jete 2.549 €.

Produkti i dyte qe siguroi interesin e pjesmarresve ne event ishte edhe Surface Pro, dispozitivi me funksion 2 ne 1. Pra dhe laptop dhe tablet. Ne krahasim me tabletin paraardhes te Microsoft mund te themi qe i ndryshon thuajse vetem emri. Fizikisht eshte me i holle dhe me i lehte. Pesha mund te ndryshoje nga 768 g deri ne 784 g ne baze te konfiguracioneve. Mbeshtetesja e pasme eshte gjithashtu e modifikuar, sepse tashme lejon nje rotacion deri ne 165°. Ekrani mbetet prej 12.3”, natyrisht “touch screen“, me raport forme 3:2. Konfigurimi bazohet ne procesoret m3, i5 dhe i7. Dy te paret jane ato me te thjeshtet, per perdorues normal. Ndersa konfigurimi i trete eshte shume me potent, per kete arsye kane dhe nje ventilator te vogel qe garanton full power. Ne Europe eshte disponibel ne website-in e Microsoft. Cmimi nis nga 959 € me procesorin m2, 4 GB RAM dhe 128 GB ROM ne SSD, per te arritur deri ne 3.149 € me konfigurimin potent i7, 16 GB RAM dhe 1 TB ROM ne SSD. Per nje konfigurim te ndermjetem me i5, 8 GB RAM dhe 256 GB ROM ne SSD cmimi shkon rreth 1.499 €.

Ne fund, produkti i trete i prezantuar ne dyqanin zyrtare Microsoft ne Milano eshte dhe Surface Studio. Nje desktop zyre i mrekullueshem. Nje PC i stilit “All in One” i Microsoft, i prezantuar vitin qe kaloi dhe disponibel vetem ne USA dhe ne pak shtete te tjera Europiane. Me te vertet shume shume i bukur. Fantastik. Ekrani  i orientueshem “touch screen” prej 28′‘ me rizolucion teper te larte. Ideal per artistet, inxhenieret dhe arkitektet. Shume e bukur dhe Surface Dial, tastiera dhe mouse. Per fat te keq nuk eshte i disponueshem ne Shqiperi, por sic thame vetem ne Amerike dhe ne disa shtete Europiane. Vini re cmimin ne baze te konfiguracioneve varion nga 3.000 € ne 4.100 €.

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “Recensioni | Surface Laptop & Surface Pro, prova e performances • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.