Oukitel Mix 2 fotoekrani1
Android Celulare e Tablet Recensione

Oukitel Mix 2: Prekni botën tuaj të pakufi!

Yunji Intelligent Technology Co. Ltd, kompania pas OUKITEL-it beson se shumë njerëz paguajnë shumë për ‘smartfonët e kushtueshëm me reklama televizive luksi’. Shumë zotërues telefonash as që i përdorin funksionet ekstra për të cilat kanë paguar. OUKITEL dëshiron të mbushë këtë treg të veçantë me Oukitel Mix 2.

Oukitel zhvillon dhe prodhon telefona me stil, të mirëpajisur dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, një pajisje që ju mund t’i besoni.

Ata nuk investojnë në reklama agresive ose në billborde (stenda reklamash) të mëdhenj. Kënaqësia e konsumatorit është arsyeja kryesore pse ata ekzistojnë.

gearbest

Industria kineze e smartfonëve është e njohur për dizenjimin e telefonave që u përngjajnë telefonave më të suksesshëm e më të shitur (flagship) të markave kryesore. Për një periudhë pothuajse çdo markë kineze hodhi në treg një S8. Mix 2 nuk përbën përjashtim. Këtë herë dizenjoja është e ngjashme me Xiaomi Mi Mix 2, por dallohet nga materiali i ndryshëm i përdorur dhe nga një çmim shumë më i lirë!

 Oukitel Mix 2 fotodetaje2

Oukitel Mix 2: Dizenjo, Ekrani dhe Kamera

Ky telefon i bukur me shkëlqim është pothuajse plotësisht pa kornizë kur shikohet nga përpara. Ekrani IPS 5.99 inç paraqitet me një aspekt 18:9FHD+ (2160×1600). Shikimin e filmave ose lojërat do ti provoni në një nivel më të lartë. Për ta realizuar këtë pamje ju mund të bëni dy gjëra: hiqeni kamerën e përparme ose vendoseni atë diku tjetër.

Përngjashmërisht me versionin e Xiaomi-së, OUKITEL ka vendosur të instalojë një kamera 13 Megapiksel në pjesën fundore. Një veçori e çuditshme, unike por fantastike!

Pjesa e pasme është e gjitha prej xhami dhe përmban një sensor të shenjës së gishtit për ta shkyçur telefonin menjëherë. Megjithëse Oukitel Mix 2 është shumë më i lirë, ata gjithsesi ia kanë dalë të bëjnë diçka që Xiaomi nuk e bëri. Telefoni vjen me një çift kamerash me kamerën kryesore 21 Megapiksel dhe lenten e kamerës telephoto 2 Megapiksel. Të dyja kanë një hapje prej f/2.0. Fotografitë e shkrepura me OUKITEL Mix 2 janë mjaft të ngjyrosura por prapë mbeten reale.

gearbest

Për fat të keq, kamera dyfishe nuk është e pajisur me stabilizimin optik të imazhit që redukton videot që kanë tronditje prej dridhjes ose lëvizjes së dorës në cilësinë 4K. Nga ana tjetër, Oukitel ka shtuar dy veçori që shumë telefona të tjerë nuk i kanë në ditët e sotme: një portë për kufjet dhe një portë mikro USB. Shumë njerëz ende preferojnë t’i përdorin kufjet e blera kohë më parë.

 Oukitel Mix 2 fotodetaje1

Oukitel Mix 2: Performanca dhe Bateria

Nëse flasim për performancës, OUKITEL tashmë e ka provuar se mund të prodhojë telefona të fuqishëm. Oukitel Mix 2 vjen me një sistem-në-qark tetë-bërthamësh nga MediaTek. Me 6 GB RAM dhe 64 GB kapacitet të brendshëm, ky smartfon do të jetë i aftë të punojë lehtë gjatë gjithë ditës me Android-in 7.0 të instaluar. Kur ju të mendoni se nuk keni mjaftueshmërisht kapacitet të brendshëm kujtese, mund të shtoni një kartë SD me kapacitet deri në 512 GB.

gearbest

Për t’u siguruar se telefoni juaj do të zgjasë një ditë pa u karikuar, Mix 2 është i pajisur me një bateri të madhe me kapacitet 4080 mAh (miliamper orë). Një gjë e mirë që duhet ditur është se kur përdorni karikuesin e përfshirë në kutinë e telefonit do të vëreni që mundëson karikimin e shpejtë!

Kur është plotësisht i pangarkuar merr vetëm 90 minuta kohë për t’u kthyer përsëri në njëqind përqind.

 Oukitel Mix 2 fotodetaje3

Oukitel Mix 2: Përfundimi

Nëse dëshironi një telefon me pamje të stilizuar dhe unike që është mjaftueshëm i aftë t’i rezistojë një dite të gjatë, ky telefon do t’ju kënaqë në çdo mënyrë. Vendndodhja e kamerës së përparme është pak e çuditshme dhe do të keni nevojë të mësoheni me të në herët e para.

Performanca e OUKITEL Mix 2 nuk është aq e fuqishme sa ajo e Xiaomi Mi Mix 2-shit por gjishsesi punon shumë lehtë me gjithçka që doni.

Telefoni vjen me veçori shumë të mira. Për shembull, kamera dyfishe në pjesën e pasme është diçka që nuk do ta gjeni në versionin Xiaomi.

gearbest

Çmimi i Mix 2 është më pak se çka ju merrni në këmbim. 230 dollarë për këtë bishë është tronditja më e madhe!

 Oukitel Mix 2 fotodetaje4

Karakteristikat e OUKITEL Mix 2:

Proçesori – Tetë-Bërthamësh 4×2.39GHz ARM Cortex-A53 + 4×1.6GHz ARM Cortex-A53

Qarku – MediaTek Helio P25 MT6757CH, Proçesor 64-bit

Karta Grafike (GPU) – ARM Mali-T880 MP2, 900 MHz, 2-Bërthama

Kamera – Kamera e pasme dyfishe 16MP+2MP me blic të dyfishtë LED | Kamera e përparme 8 Megapiksel me blic LED

Kujtesa – RAM- 6GB/4GB LPDDR4X, 1600MHz  | ROM 64GB Kujtesë e jashtme deri në 512GB (Duke përdorur folenë e kartës SIM 2)

Ekrani – Madhësia 5.99 inç, IPS, LCD FHD+ (1080 x 2160 Piksela)

Bateria – E paheqshme, 4,080 mAh Litium-Polimer

SIM – SIM dyfishe hibride (Nano + Nano/microSD), të dyja aktive

Sensorët – Sensori i afërsisë (Proximity), Akselerometri, Drita e ambientit, Xhiroskopi, Shenja e gishtit, Sensori gjeomagnetik

Sistemi Operativ – Android 7.0 Nougat

Dimensionet – 157.8 mm x 75.1 mm x 8.8 mm

gearbest

Marin Kamberi
Ekonomist dhe përkthyes i apasionuar pas teknologjisë dhe sidomos pas smartfonëve. Gjeta hapësirën për të shkruajtur tek "ose.al - Shtëpia e teknologjisë", ku shpirti i skuadrës dhe pasioni ka formuar një portal pararojë për të gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.