Nokia 3310 3G: Zgjimi i dragoit

0
403
views
Nokia 3310 3G fotoekrani1

Një proverb kinez thotë: “Kur ju mendoni se dragoi ka vdekur, pikërisht atëherë ai i përdor mendimet tuaja për t’u zgjuar.”.

Nokia 3310-karakteristikat Nokia 3310-karakteristikat-ekrani Nokia 3310-karakteristikat-ekrani-ngjyra-blu  

Kjo m’u kujtua kur u dha lajmi për rihedhjen në treg të legjendarit Nokia 3310, por këtë herë me “mbiemrin” 3G, si për të treguar se kësaj here ai është pjesë e klubit modern të celularëve, se u përshtatet nevojave të kohës, se nuk do të pranojë më që ta nëpërkëmbin e ta qesëndisin sikur shërben vetëm për të ngulur gozhda! Meqë ra fjala, prejardhjen nuk do ta harrojë, dhe ndryshe nga “delikatët” e rinj, gozhdat do t’i ngulë prapë!

Nokia 3310 3G fotodetaje1

Ai ishte legjendë, mit! Ai bëri epokë! Ai u kthye në simbolin e celularit, aq sa kur mendoje celularin, mendja e asocionte në mënyrë të drejtpërdrejtë me imazhin e Nokias 3310! Ai ishte për botën e celularëve çka ishte Mercedes-Benzi për botën e makinave! Ai u kthye!

Nokia 3310 3G fotodetaje2

Përmasat

Nokia 3310 3G është më i madh e i gjerë se ç’ishte babai i tij kur u hodh në treg 18 vjet më parë, por më i hollë se ai. Përmasat janë përkatësisht: gjatësia 117 milimetra, gjerësia 52.4 milimetra, ndërsa trashësia 13.35 milimetra, 8.65 milimetra më i hollë se Nokia 3310 (2000). Diferenca më e madhe duket se është tek pesha. Nokia 3310 3G peshon 84 gramë, ndërsa 3310-a e vjetër 133 gramë. Diferenca është plot 49 gramë. Vëllimi është 81.85 centimetra kub. Nokia 3310 3G vjen në katër ngjyra të ndryshme: blu, të verdhë, të kuq dhe gri. Përsa i përket materialit të përdorur, telefoni është plastik.

Nokia 3310 3G fotodetaje3

Ndërlidhja

Nokia 3310 3G punon me një kartë SIM të vetme (ekziston edhe një variant tjetër me dy karta SIM). Ajo është e formatit micro-SIM. Telefoni lidhet me teknologjinë GSM – 3G dhe me UMTS – 4G, në bandat kryesore të këtyre teknologjive, përkatësisht në bandat e frekuencave 850, 900, 1800 dhe 1900 Megaherz për GSM-në dhe 850, 900, 1900 dhe 2100 Megaherz për UMTS-në. Interneti nëpërmjet rrjetit celular vjen nëpërmjet teknologjive UMTS, EDGE, GPRS dhe HSPA.

Nokia 3310 3G fotodetaje4

Performanca

Nokia 3310 3G punon me një sistem operativ të vetin, që është i thjeshtë si ai i telefonave të dikurshëm, dhe nuk i ka apo përmbush karakteristikat apo kriteret e sistemeve të vërteta e të mirëfillta operative, të tilla si Android, iOS, Blackberry OS, Windows Phone, Windows Mobile etj. Megjithatë, mundësia dhe lehtësia e kryerjes së funksioneve është e njëjta. Kapaciteti i brendshëm është 64MB, e arsyeshme për një telefon të thjeshtë që nuk është smartfon dhe nuk ka sistem operativ. Megjithatë, për të kënaqur larmishmërinë e dëshirave të përdoruesve, Nokia 3310 3G është prodhuar me mundësinë e zgjerimit të kujtesës me një kartë memorieje të jashtme, e cila gjithashtu ka tolerancë. Ajo mund të jetë e formatit microSD ose microSDHC, derin në masën 32GB. Kujtesa RAM është 16MB (sërish e kuptueshme, nuk do të happen aplikacione të rënda, as do të mbahen proçeset e sistemit operativ.).

Nokia 3310 3G fotodetaje5

Ekrani

Ekrani i telefonit Nokia 3310 3G është prodhuar me teknologjinë TFT (Thin-Film Transistor), që është përdorur vite më parë për ekranet e celularëve dhe për ata të televizorëve, përpara se të dilte teknologjia e mirëfilltë LCD (Liquid Crystal Display). Ai e ka madhësinë 2.4-inç. Rezolucioni është 240×320 piksela. Dendësia e pikselave është 167ppi (pixel per inch). Raporti i ekranit është midis gjatësisë dhe gjerësisë (aspekti) është 4:3. Thellësia e ngjyrave është 18 bit, ose thënë ndryshe 262144 ngjyra (nuanca). Raporti i ekranit me sipërfaqen e pjesës së përparme të trupit të telefonit është 29.19 përqind.

Nokia 3310 3G fotodetaje6

Kamera

Kamera e celularit Nokia 3310 3G është modeste. Ajo sigurisht që është teke. Rezolucioni i saj është 1600×1200 piksela, ose përkthyer në megapiksel, vlera është 1.92MP. Mbi kamera qëndron një blic LED. Sensori i kameras është CMOS (Complementary Metal-Oxide Semiconductor).

Nokia 3310 3G fotodetaje7

Të tjera

Nokia 3310 3G disponon radio FM. Përsa i përket Bluetooth-it, është i versionit 4.0. Opsioni tjetër i lidhjes është ai me USB në formatin microUSB të versionit 2.0. Nokia 3310 3G përfshin edhe portën 3.5 milimetërshe të kufjeve dhe bokseve. Bateria është e heqshme, me teknologjinë Litium-Ion, me kapacitet 1200mAh (miliamper orë).

Nokia 3310 3G fotodetaje8

Nokia 3310 3G fotodetaje9

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20