⌚️ Galaxy Watch ⌚️ në Tiranë – Ja cili është mendimi ynë 🤔🤔

0
71
views

Jetëgjatësi baterie spektakolare dhe aftësia për të monitoruar aktivitetin tuaj të përditshëm e bën Galaxy Watch orën perfekte për përdoruesit e Andorid.

Samsung Galaxy Watch – Review në Shqip

Me vetëm një karikim të plotë smartwatch-i i ri i Samsung Galaxy Watch zgjati 4 ditë përdorim intensiv dhe mundi qe të mbijetonte edhe per 2 ditë të tjera përdorimi si një orë normale. Pra nëse jeni lodhur nga smartwatch-et ku mbaron bateria në vetëm një ditë Galaxy Watch është shpëtimi juaj.

Galaxy Watch ka cdo gjë që ju mund duhet me një sistem operimi të përsosur në përdorim. Pa dyshim që nuk është pa të meta: Bixby lë shumë për të dëshiruar, Samsung Pay nuk është aq e përdorshme sa më parë dhe zakonisht ora shfaq shumë të dhëna, por nuk të tregon ekzaktësisht se çfarë duhet të bësh me ta. Megjithatë anët pozitive të Galaxy Watch peshojnë më shumë se ato negative dhe lehtësisht mund të themi se është ora më e mirë e “zgjuar” në treg. Le ta eksplorojmë 🙂 

 Galaxy Watch

DIZAJN TRADICIONAL, EKRAN I SHNDRITSHËM

SmartWatchi i ri vjen si parardhës i Gear Sport dhe Gear S3, i cili supozohej të quhej Gear S4 deri sa Samsung lajmëroi ndryshimin e emrit të brandit në Galaxy Watch. Edhe aplikacioni që e shoqëron gjithashtu ka ndryshuar emrin nga Samsung Gear në Samsung Wearable. Edhe pse nuk ka ndonjë vecori revolucionare aq sa për të ndërruar edhe emërtimin duket se Samsung kërkon ta futë edhe këtë pajisje nën cadrën e Galaxy.

Kështu pra nuk kanë ndryshuar shumë gjëra rreth dizanjit nga S3. Samsung vazhdon të ndjekë traditën e dizanjit të orëve të saj me ekran rrethor. Ne si staf preferojmë më shumë këtë model rrethor të orës në krahasim me orën katrore të Apple sepse bën që kjo orë të përshtatet më së miri dhe të mos duket shumë teknologjike. Me rripa klasik dhe butonat në të djathtë të orës për navigim kjo është gjithcka që ka një Galaxy Watch për sa i përket pamjes së jashtme.

Galaxy Watch të ofron mundësinë e navigimit full screen pa e mbuluar pamjen me gishta.

Ka një detaj ku Galaxy Watch lë në hije Apple Watch dhe ajo është Watch Face. Ka disa dhjetra opsione nëse doni që të ndryshoni pamjen e orës suaj nëse nuk doni që të përdoni ato që janë të pre-instaluara.

Vecoria që duhet të thesksohet gjithsesi mbetet pjesa rrethore që rrotullohet qe Samsung preferon ta quaje “beze“. Ajo rrotullohet rreth ekranit dhe bën një zhurmë e cila ngjason shumë me telefonët e vjetër fiks. Ai përdoret për të naviguar përmes menuve, aplikacioneve dhe është mënyra më e mirë se si mund të ndërveprosh me Watch OS ( sistemi i operimit i Ores). Kjo të ofron mundësinë e navigimit full screen pa e mbuluar pamjen me gishta. Natyrshëm touchscreen është akoma i përdorshëm sepse ka raste kur duhet të klikoni mbi funskione të caktuara.

Përsa i përket madhësisë ka dy opsione: –1) 46mm në ngjyrë të argjendtë dhe -2) 42mm në ngjyrë të zezë dhe ngjyrë të artë rozë.

Rripat standartë janë të rehatshëm për tu veshur dhe nuk mbledhin pluhura por Samsung te ofron mudesinë e ndërrimit të rripave sipas preferencave.  Të dyja modelet janë të rehatshëm për tu mbajtur, edhe pse personalisht mendoj se version 46mm duket disi i madh në dorë por është shumë mirë. Nuk kemi ankesa për modelin e vogël përkundrazi.

Modeli 46mm ka një ekran 1.3 inç dhe ora më e vogël 1.2 inç të dyja me rezolucion 360 x 360. Ekrani Super AMOLED është i shkëlqyer. Është leshtësisht i dallueshëm në ditë normale me diell që është edhe gjëja më kryesore për një orë – me ngjyra të ndezura dhe me një të zezë që nuk dallohet që është një ngjyrë ekrani. Orët janë të mbrojtura nga Corning Gorilla DX – por edhe pse nuk e kemi rrezuar ndonjëherë orën – rastësist mund ta kemi prekur nëpër mure dhe nuk kemi vërejtur asnjë gërvishtje. 

Galaxy Watch

PERFORMANCE SOLIDE, SOFTWARE TIZEN

Samsung ka thënë që ka prodhuar një processor 1.5GHz për të fuqizuar Galaxy Watch në mënyrë që të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë. Të dyja orët kanë 768MB RAM dhe Software është version 4.0 i Sistemit të operimit Tizen nga Samsung.

Është thuajse e pamundur që të hasësh ndonjë problem me performancën që ora të ofron. Sigurisht nëse e rrotullon shumë shpejt bezen do mund të shihni një rrotullim jashtë normales por nuk keni pse ta bëni këtë veprim sepse është I padobishëm. Problemi i vetëm që mund të dallonim gjatë përditshmërisë ishte përsa i përket funksionalitetit raise-to-wake (ngre doren lart për të parë orën) i cili në disa raste nuk punon ashtu sic duhet. Por duhet të themi se në shumicën e rasteve ka punuar dhe funksionon për mrekulli. Samsung njoftoi se këto probleme janë adresuar tashmë dhe punohet vazhdimisht për të përmirësuar orën.Galaxy Watch

Nëse do të shtypni butonin e poshtëm dy herë do të thërisni Bixby-n. Me Bixby-n mund të flisni si të ishtë një shoku juaj. Sic e dini tashme Bixby ka zëvendësuar S Voice por është pak më e limituar sesa Bixby për smartphone. Për shembull ajo nuk e di akoma se kush është presidenti i SH.B.A-së por mund ti përgjigjet pyetjeve si për shembull si do të jetë moti ose të thotë axhendën tuaj ose të dërgojë një mesazh kontakteve tuaja. Sinqerisht nuk është se e kemi përdorur shumë sepse në orë është shumë më e thejshtë të shkosh tek aplikacioni që dëshiron duke rrotulluar beze-n.

Na pëlqen jashtëzakonisht funksionaliteti My Day që Samsung ka shtuar tek Galaxy Watch. Sapo zgjohesh ora të shfaq një njoftim ku të tregon programin e ditës duke përfshirë eventet e kalendarit, kujtesat dhe shumë të tjera. Gjithashtu integrimi me Spotify është përmirësuar që do të thotë një plus i madh përkundrejt Apple Watch. Gjithsesi nëse nuk keni një një abonim ti mund të transferosh deri ne 4 GB kënge nëpërmjet aplikacionit Galaxy Wearable.  

Rastësisht lind pyetja se si mundet ora të menaxhojë gjithë ato njoftime? Për të thënë të drejtën jemi mahnituar nga mënyra sesi ndërvepronim me orën për të parë, hequr dhe përgjigjur njoftimeve. Ora ishte e aftë ti përgjigjej emaile-ve të ndryshëm, mesazheve nga aplikacionet tuaja të preferuara dhe ti përgjigjej telefonatave – me një kualitet telefonate fantastik.

Nga ana tjetër përdorimi i Galaxy Watch më një iPhone është më i limituar. Edhe pse njoftimet e telefonit do të vijnë duke përfshirë mesazhet, telefonatat, njoftimet e mediave sociale – do kesh mundësinë që vetëm ti shohësh ato. Nësë i përgjigjeni një telefonate nga ora do ju duhet të përdorni telefonin për të folur. Samsung Pay nuk do të punojë dhe nuk do të keni mundësinë që të bleni aplikacione nga Galaxy Apps.

Një gjë e cila nuk është se nga pëlqeu shumë është numri i plugin-ave që do tju duhet të instaloni gjatë lidhjes së orës me smartphone-n tuaj – vecanërisht në një telefon jo Samsung. Ka plugin-e si Samsung Pay, Samsung Accesory Service dhe Samsung Health nëse doni që  ora të funksionojë me të gjitha vecoritë e saj. Gjtihsesi kjo nuk përbën një problem sepse ndodh vetëm njëherë dhe pastaj je në rregull të vazhdosh.

Galaxy Watch

MONITORIMI I FITNESS

Arsyeja e vetme që do duhet ta bleni këtë orë është monitorimi I aktiviteti fizik dhe Galaxy Watch e shkëlqen në këtë aspekt. Janë deri në 39 plane stërvitje që ajo mund të monitorojë në total – 21 prej të cilave janë ushtime për ambiente të mbyllura dhe ora automatikisht rregjistron 6 plane stërvitjeje si ecje, vrap dhe ciklizmin.

Një ndër gjërat që na pëlqen më shumë tek ora janë shprehitë e saj e cila i përdor për të motivuar që të bësh sa më shumë aktivitet fizik. Nga ana tjetër ka shumë shumë njoftime për pjesën e të qenurit “jo-aktv” që na kujton përtacërinë tonë, por është një mënyrë e mirë për të na kujtuar që të paktën të lëvizim pak këmbët. (Tani që u kujotva kam gati 2 orë pa lëvizur. Nuk kam as orën tani që po shkruaj artikulin L )

Sensori brenda orës është aq i saktë sa edhe Apple Watch dhe njësoj me rezultatet manuale. Galaxy Watch mat rrahjet e zemrës cdo 10 minuta dhe ti mund të shohësh të dhënat nga aplikacioni Samsung Health.

Jemi të kënaqur nga sasia e informacionit që Samsung shfaq tek ora vetë dhe nuk ke pse të kontrollosh të dhënat nga aplikacioni për smartphone.

Ka një GPS të integruar ne Galaxy Watch por fatkeqësisht përdoruesit e iPhone nuk do munden ta përdorin për të naviguar lehtësisht.

Galaxy Watch

GJUMI, MONITORIMI I STRESIT DHE APLIKACIONI SAMSUNG HEALTH

Galaxy Watch mund të monitorojë gjumin dhe kualitetin e gjumit tuaj por vetëm kur e keni orën në dorë edhe gjatë kohës që ju flini. Ora do të harxhojë vetëm 4% bateri gjatë natës dhe me vecorinë DND (Do Not Disturb ose Mos më Shqetëso)  ora nuk do të dridhet ose të ndricojë gjatë natës. Nuk është e parehatshmë ta mbash orën gjatë kohës që flen  por kjo varet nga personi në person.

Monitorimi i gjumit është cuditshmërisht i saktë, duke matur saktësisht kohën tuaj të gjumit, gjumit të lehtë dhe kohën që ke qëndruar pa lëvizur. Gjithashtu mund edhe që të vlerësosh gjumin tuaj për të dhëna akoma më të sakta.

Gjithashtu ora ka sensor për matjen e stresit. Në rastet kur nivelet e stresit janë të larta ora të inkurajon të bësh frymëmarrje per tu qetësuar. Gjithashtu ora do të grumbullojë informacione për gjendjen tuaj gjatë gjithë kohës dhe do ti listojë ato në seksionin e historisë.

JETËGJATËSIA E BATERISË

Ora 46mm ka një kapacitet baterie prej 472mAh dhe më një përdorim mesatar ora mundi që të mbajë bateri për 4 ditë me rradhë duke përfshirë këtu disa plane stërvitjeje dhe veprimet rutinë gjatë një disa ditëve normale. Me vecorinë Always-on Screen ku ekrani qëndron gjatë gjithë kohës ndezur ora arriti që të zgjasë për dy ditë me përdorim intensiv.

Bateria 270mAh tek version me 42mm zgjati për 2 ditë e gjysëm dhe ndonjëherë edhe 3 ditë e pak. Në fund të ditës së parë ora kishte 79% bateri. Ditën e dytë niveli ishte 51% dhe ditën e tretë afërsisht 15%. Ky model ishte ilidhur me një iPhone kështu që disa vecori të orës ishin të papërdorshme ndërsa modeli 46m ishtë i lidhur me një telefon Androind saktësisht Note 9.

Jemi shumë të kënaqur me jetëgjatësinë e baterisë saqë nuk e kishim në mendje ta karikonim fare në intervalet ditore.

Karikuesja Wireless që gjendet Brenda në kuti është e aftë ta karikojë orën për rreth 1 orë e gjysëm. Sigurisht që karikuesja që përdorëm ishte ajo e kutisë duke qenë se ajo është gjithashtu fast charge.

Galaxy Watch

CMIMI, DISPONUESHMËRIA DHE INFORMACIONI MBI GARANCINË

Modeli 42mm kushton rreth 332$ dërsa ai 46mm rreth 350$. Të dyja mund të blihen online ose ne dyqanet me të cilat Samsung bashkëpunon në Shqipëri.

Samsung ju ofron një garanci një-vjecare për orën që mbulon cdo gjë difekteve të fabrikës.

MENDIMI YNË

Galaxy Watch është një orë e shkëlqyer për përdoruesit e telefonave Android dhe ka një bateri të përsosur.

A kanë alternativë më të mirë?

Jo! Nuk do të gjeni një orë më të mirë se Galaxy Watch. Nëse përdorni një telefon Samsung atëhere kjo është ora perfekte për ju dhe gjithashtu për cdo përdorues tjetër Android. Nëse jeni përdorues të iPhone nuk do tjua sugjeronim vetëm nëse keni ndërmend që të ndërroni telefon dhe të kaloni në Android.

Sa do të zgjasë?

Pritshmëritë janë që jetëgjatësia e orës të jetë rreth 2 vite ose ndoshta më shumë. Duke qenë se bateria do fillojë të degradojë me kalimin e kohës dhe do të duhet që ta ndërroni dhe ndoshta kjo do të jetë arsyeja psë këmi vendosur limitn e kohës 2 vjet. Orët janë rezistente ndaj ujit deri në 5 ATM që do të thotë rreth 130 hapa nën ujë dhe Samsung ka deklaruar se ora është e testuar me standarted e MIL-STD-810G.

A duhet ta bleni?

PO. Galaxy Watch është një smartWatch i shkëlqyer dhe duket mirë mbi të gjitha, monitoron aktivitetin tuaj dhe gjtihashtu zemrën tuaj. Është qejf mbi të gjitha të përdorësh bezen gjatë përdorimit për të parë njoftimet apo për përdorim të përgjithshëm. 

Më poshtë është një galeri me foto të bëra me Galaxy Watch.

Cfarë mendoni rreth GalaxyWatch? A do të jetë kjo ora juaj e ardhshme? Ju ftojmë të komentoni më poshtë 🙂