General Mobile GM8 dhe GM8 Go: Turqit hedhin kartën në tavolinë

0
570
views
General Mobile GM8 fotoekrani1

Gjatë Kongresit Botëror të Telefonisë së Lëvizshme (MWC – Mobile World Congress) në Barcelonë, kompani të ndryshme paraqitën smartfonët me Android One dhe Android Go. HMD paraqiti smartfonët Nokia 7 Plus, Nokia 6 (2018) dhe Nokia 8 Sirocco Android One, ndërsa Alcatel hyri me smartfonin Alcatel 1C Android Go, dhe të njëjtën gjë bëri HMD-ja me Nokia 1 Android Go. Duke mos mbetur pas, General Mobile, një kompani turke, e pasuroi “arsenalin” me dy smartfonë, General Mobile GM8 dhe General Mobile GM8 Pro. General Mobile GM8 është një smartfon me Android One, ndërsa GM8 Pro (ose Go) është me Android Go, siç sugjeron edhe emri.

General Mobile GM8 fotodetaje1

Siç shumica prej jush e dini, Google e nisi projektin Android One para ca kohësh dhe tani pajisjet me Android One tregtohen me Android të pastër.

Guida në SHQIP: Android vs Android One vs Android Go

Android Go është thelbësisht, një version më i lehtë i Androidit të pastër, me aplikacionet e veçanta ‘Go’ të bëra nga Google. Tashmë shumë prej jush jashtë Europës keni dëgjuar për General Mobile, megjithëse kjo kompani është popullore në disa rajone, veçanërisht brenda kufijve të Europës.

General Mobile GM8 fotodetaje2

General Mobile GM8

Thënë këto, ne kemi kaluar pak kohë me smartfonët e rinj të General Mobile, të cilët nuk janë ekzaktësisht njësoj. Le t’i fillojmë gjërat me General Mobile GM8. Ai vjen në dy versione, me 3GB ose 4GB RAM, ndërkohë që këto dy versione kanë përkatësisht 32GB ose 64GB kapacitet të brendshëm. GM8 është metalik, është i pajisur me një kamera të vetme në pjesën e pasme, dhe me nje blic LED aty ngjitur.

General Mobile GM8 fotodetaje3

Nën kamerën kryesore të General Mobile GM8, është një skaner i shenjës së gishtit, ndërsa kjo kamera nuk është tamam rrafsh me sipërfaqen e telefonit. Logot e General Mobile-it dhe të Android One-it janë prezente në pjesën e pasme të telefonit, ndërsa në të djathtë është një buton për ndezje-fikje/kyçje. Butonat e ngritjes dhe uljes së volumit gjenden në anën e majtë, ku ju do të vëreni gjithashtu një fole për kartën SIM. Këtu përfshihet gjithashtu edhe një portë për kufjet 3.5mm, e vendosur në krye të telefonit, kurse altoparlanti dhe porta e ngarkimit të baterisë ndodhen në pjesën e poshtme.

General Mobile GM8 fotodetaje4

Tani, për sa kohë që karakteristikat kanë rëndësi, ne mund të themi se General Mobile GM8 është një smartfon në nivelin hyrës, ose të paktën në rangun i ulët – mesatar. Ky telefon është fuqizuar me proçesorin 64-bit tetë-bërthamësh Snapdragon 435, i cili është qarku i nivelit hyrës-fillestar. Telefoni ka një ekran 5.7 inç HD+ IPS (1440×720 piksela), i cili mbrohet me xhamin GorillaCorning-ut (Gorilla Glass), megjithëse ne nuk e dimë saktësisht versionin. Kamera prej 13 Megapiksel me hapje f/2.0 është në pjesën e pasme të General Mobile GM8, ndërsa një tjetër kamera po 13 Megapiksel me hapje f/2.2 gjendet në pjesën e përparme të të dy varianteve të GM8.

General Mobile GM8 fotodetaje5

Telefoni suporton rrjetin 4G LTE, edhe FDD-LTE edhe TD-LTE. Është i pajisur me një bateri të paheqshme 3075mAh (miliamper orë). Ka të parainstaluar sistemin operativ Android 8.0 Oreo. Bluetooth-i është versioni 4.2. duke qenë se ky është një telefon Android One, vetëm disa aplikacione janë të parainstaluara, aplikacionet e veta të Google-it. General Mobile GM8 vjen në dy variante ngjyrash, ngjyrë floriri dhe gri “space”. Dimensioned janë 154.2 x 72.7 x 7.96mm dhe peshon 152 gramë.

 General Mobile GM8 fotodetaje6

General Mobile GM8 Go

General Mobile GM8 Go është një histori tjetër. Ky smartfon vjen me vetëm 1GB RAM dhe ka një ekran 5.5-inç HD+ (1440×720 piksela). Telefoni fuqizohet nga proçesori 64-bit katër-bërthamësh MediaTek MT6739, ndërsa bateria e paheqshme ka kapacitet 3500mAh. Në pjesën e pasme gjendet një kamera 13 Megapiksel, ndërsa kamera e përparme është 5 Megapiksel. Sistemi operativ i parainstaluar është Android 8.1 Oreo, edicioni (version) Android Go. Kapaciteti i brendshëm i General Mobile GM8 Go (Pro) është 16GB.

General Mobile GM8 fotodetaje7

Pjesa e pasme e këtij modeli duket pakëz ndryshe nga ajo e General Mobile GM8, megjithëse edhe këtu skaneri i shenjës së gishtit gjendet në të njëjtin vend. Ndryshe nga GM8, GM8 Go nuk është prej metali. Ai e ka pjesën e pasme prej materiali të gomuar, edhe pse korniza është metalike.

General Mobile GM8 fotodetaje8

Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë këta dy telefona, por mendohet se çmimet e tyre do të jenë të ndryshëm nga njëri rajon tek tjetri.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20