iphone 8 ja karakteristikat
Iphone Lajmet e fundit

😱Suprizon APPLE😱: vendos daten e prezantimit iPhone 8 😍(!!) • ose.al

Data e prezantimit iPhone 8 ?

Dihej qe se shpejti Apple do te prezantoje tre celulare te ri: iPhone 7s, iPhone 7s Plus dhe i shumeprituri iPhone 8. Te pakten keto jane tre modelet qe zerat jo zyrtar shprehin nga kompania e Silicon Valley. Dihet gjithashtu qe Apple ka nje tradite te veçante persa i perket prezantimit te smartphoneve te rinj ne muajin Shtator.

Deri tani duket se kemi disa zera te besueshem ne lidhje me karakteristikat e iPhone 8. Duket qe ekrani do te jete i tipit OLED. Gjitashtu mendohet se do te kete me pak korniza dhe me shume ekran, duke ju afruar paksa raportit qe solli Samsung Galaxy S8. Si ky i fundit mendohet se dhe iPhone 8 do te kete teknologji njohje fytyre per zhbllokim.

Aspekti negativ qe kuptohet nga zerat jo zyrtare te Apple Park ka te beje me çmimin e iPhone 8. Mendohet se Apple do ta konsideroje kete smartphone si nje produkt te tipit te ri revolucionar. Per kete arsye do kerkoje ta vendose ne nje çmim akoma me te larte se rivalet e medhenj. Me posht nje fotografi çmimesh qe ka dale jo formalisht nga Apple Park:

prezantimi iphone 8

 

Vihet re qe çmimi maksimal i nje iPhone 8 prej 256 GB memorie mund te arrije dhe shifrat e 1.200 $ ne Shtetet e Bashkuara.😱 Natyrisht keto çmime nuk jane zyrtare akoma, por bazohen gjithesesi ne nje analize ekonomike mbi celularet e prodhuar nga Apple vitet e fundit.

Persa i perket dates se prezantimit te iPhone 8, akoma nuk ka nje vendim zyrtar. Por edhe ne kete rast, nga Apple Park kane rrjedhur informacione mjaft te sigurta. Mendohet se data e prezantimit te iPhone 8 do te jete: 12 Shtator 2017 (jo më 6 Shtator si besohej në fillim).😍🤑

Data e lartepermendur jo vetem bazohet ne nje perceptim zerash por edhe ne nje fotografi te dyte te dale nga profesionistet e Apple. Behet fjale per nje analize statistikore te kryer brenda kompanise se Silicon Valley. Me shume mundesi kjo analize eshte kryer per te parashikuar se cila do te mund te ishte data me e mire e prezantimit dhe e hedhjes ne treg.

 

prezantimi iphone 8 nje

 

Kjo fotografi analitike natyrisht nuk eshte zyrtare, por eshte shume e besueshme. Sidomos nese marrim parasysh qe Samsung, rivali kryesor i Apple, po shtyn fuqishem per te prezantuar Galaxy Note 8 ne daten 23 Gusht. Nje gje eshte e sigurte, menjehere pas prezantimit te Top Clasit Samsung, Apple gjithmone ka hedhur ne treg variantin e fundit te iPhonit te saj.

Si mendoni, a do te prezantohet iPhone 8 ne date 5 ose 6 shtator ? Po me keto çmime qe fliten, a do ta blinit ? Lini pershtypjen tuaj ne komentet e artikullit 😊😊😊😊

.copyright © ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

5 thoughts on “😱Suprizon APPLE😱: vendos daten e prezantimit iPhone 8 😍(!!) • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.