Me ne fund lajmi zyrtar mbi Samsung Galaxy S8 dhe Android OREO!

0
388
views
google pixel xl celular perfekt me i miri

[perditesim 08.02.2018]

Vjen konfirmimi zyrtar, Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ nisin perditesimin e sistemit operativ te bazuar ne Android Oreo 8.0

samsung galaxy s8

Samsung Galaxy S8 arrin majat me te larta te pelqyeshmerise per sa i perket estetikes dhe design. Teper i bukur. Kompania koreane ja ka arritur qellimit te prodhoje nje trup “slim” per nje ekran prej 5.8” !! Gjithsesi nuk eshte pa difekte….

Ne hedhjen ne treg, kutia e nje Samsung Galaxy S8 permban nje karikues bateria “fast charge”, pra me karikim te shpejte. Ky mekanizem lejon nje karikim nga 0 ne full brenda nje kohe prej 1 h e 45 min. Nje adaptues USB te tipit C dhe nje tjeter adaptuas gjithmon te tipit C por per kategorine micro-USB. Paketa kompletohet nga aurikolare te tipit AKG me fije kundra ngaterrimtare.Permasat: 148.9 x 68.1 x 8 mm mm

Pesha: 155 g

Procesori: Octa-core (4×2.35 GHz Kryo & 4×1.9 GHz Kryo)

RAM: 4 GB

Memoria: 64 GB

Skeda Memoria SD 256 GB

Ekrani: 5.8″, 1440 x 2960 pixels

Bateria: 3000 mAh

Fotokamera: 12 MP, f/1.7, OIS, LED flash

HARDWARE DHE MATERIALI

Te thuash qe materiali i ndertimit dhe hawrdare ne pergjithesi jane shume te mire rrezikon te behesh i parashikueshem. Ky S8 per nga ndertimi na pelqen jashtezakonisht shume. Sidomos per sa i perket zgjedhjes se ngjyrave (kemi patur mundesine te perdorim nje prototip te zi). Xhami i perparme eshte nje Gorilla 5 dhe eshte i lakuar ne te gjitha anet e tij. Fakti qe ekrani eshte i madh, i lakuar dhe i teknologjise Super Amoled i jep nje plus shume pozitiv ketij celulari ne krahasim me rivalet. Keto karakteristika e bejne te duket nje trup unik bashke me “shpinen” prej metali, e cila me ne fund eshte rrezelluese. Teper i pelqyeshem menaxhimi ne duar, fale peshes se lehte dhe materialeve jo te rreshqitshme. Per me teper eshte rrezistent nga uji dhe pluhurat (tekno IP68)

Samsung ka shtuar dhe nje buton “virtual” te dedikuar per Bixby. Bixby eshte asistentja e re e integruar e sistemit operativ te serise S8. Ky buton aktivohet fale presionit me sensibilitet mbi ekran. Nje sinjal me dridhje mjaft precis thekson aktivizimin e ketij funksioni.

Funksion tjeter eshte mundesia e bllokim / zhbllokimit me ane te fokusit ne syrin e perdoruesit.

Te jemi te sinqerte ky funksion nuk eshte shume i besueshem, ka raste qe nuk funksionon ose qe nuk eshte tempestiv ne pergjigje. Kjo sepse mendojme se sensoret influencohen shume nga kushtet e drites. Njohja e fytyres eshte nje opsion paksa me i besueshem. Nga ana tjeter, ai qe deshiron te vazhdoje te perodre bllokim / zhbllokimin me ane te shenjes se gishtave do te duhet ta perdore celularin ne nje poziocion aspak komod.

Ne pergjithesi funksionet e bllokim / zhbllokimit mund te themi se jane te besueshem (9 here ne 10 prova).

Rreziston edhe ne kete version sensori LED i njoftimeve, megjithese fale funksionit “always on” te ekranit, nje prekje e thjeshte ne njoftimin e ardhur dergon menjehere ne aplikacionin qe i cili ky njoftim vjen.

Procesori ne versionin europian te produktit eshte nje Exynos i tipit te ri nr.8895. Mjaft i shpejte dhe performant. Sidomos eficient persa i perket konsumit te energjise. Shpresojme qe ky procesor te mos e ndjeje diferencen me procesorin Snapdragon 835. SD835 eshte montuar mbi versionin USA te serise Galaxy S8. Ne pergjithesi, per perdoruesit qe kane mundesine e blerjes se nje S8 jashte Shqiperise, keshillojme versionin me Snapdragon 835. Procesori ndihmohet nga nje memorie RAM prej 4 GB dhe nga nje memorie disk prej 64 GB (te zgjerueshme deri ne 256 GB). Per nga ana e RAM, asnje permiresim ne lidhje me versionin S7 Edge dhe S7 Edge+. Kjo e fundit pike minus ne raport me konkurencen e telefonave te kompanive kineze.

EKRANI

Ekrani eshte i mrekullueshem. Rizolucioni vazhdon te mbetet teper i larte. Vizibiliteti thuajse perfekt ne nga cdo kend, gjithashtu vizibiliteti nen driten e diellit. Polarizimi prej 45° siguron nje vazhdimesi perqendrimi mbi ekran duke ulur lodhjen e syrit. Natyrisht ka veti olefobike, dhe ka nje harkim mjaft mjaft mjaft elegant per tu dukur estetikisht shume “cool” pa demtuar perdorimin sikur edhe me njeren dore. Normalisht kompania koreane ekranin e top classit te saj e prodhon vetem me teknologjine OLED.

BATERIA

Bateria eshte pak me e reduktuar ne krahasim me S7Edge. POR, kujdes, sepse kohezgjatja e baterise eshte thuajse e njejte. Kjo fale faktit qe procesoret e rinj te kompanise koreane jane teper eficient ne krahasim me procesoret e S7. Ne fakt me nje perdorim intensiv, arrin te mbyllet dita me nje karikim te mbetur prej 10 – 15 %. Bateria nuk nxehet kurre, ose edhe kur fillon e ngrohet, ngrohet me pak se nje S7. 

SOFTWARE

Sistemi operativ bazohet ne Android Nougat, me azhornimin e marsit. Adaptimi i Samsung na pelqen, por mund te vendosim vemendjen ne disa kritika te mundshme. Ikonat jane te bukura, ashtu si dhe optimale eshte mundesia per te personalizuar thuajse cdo gje persa i perket sistemit. Nga kjo ane, do preferohej sigursht qe “perdja” e njoftimeve te mos zbriste nga lart ekranit, por te ngjitej nga pjesa e poshte. Kjo per faktin se me nje ekran thuajse pa konriza (borderless), nuk eshte dhe aq e thjeshte te terheqim “perden” nga lart per cdo njoftim qe mberrin ne dispozitiv. Mjaft elegante jane njoftimet “pop up” qe dalin ne ekran (sidomos kur jemi ne stand by).

Aspekt pozitiv eshte edhe mundesia e personalizimit te menuse fikse te butonave. Si gjithmone, funksionet e paneleve “edge” se Samsung jane shume intuitive dhe thjeshtezuese. Apsekt per tu verifikuar me mire eshte ai qe ka te beje me asistenten Bixby, qe zevendeson Flipboard. Per tu testuar me mire. Aplikacionet dhe lojrat funksionojne shkelqyeshem. Hapen mjaft shpejte. Fakti me pozitiv, eshte qe te luash “full screen” me kete ekran eshte thjesht e mrekullueshme. Real Racing hapen ne vetem 8 sekonda! (falenderojme procesorin), dhe eshte mjaft fluide. Fantastik! 

FOTOKAMERA DHE MULTIMEDIA

Ne kete fushe nuk ka shume ndryshime nga S7. Gjithsesi te pakten konfirmohen funksionalitetet kryesore te S7. Jane shtuar disa efekte simpatike sidomos per app Snapchat. Fotokamera dytesore (selfie) eshte pak me e mire ne raport me paraardhesin. Videot jane stabile (OIS) dhe mjaft te detajuara (4k dhe [email protected]). Zoomi eshte i mire, por zjarri i objektivit nuk eshte aq i shpejte sa tek S7. Ne pergjithesi fotokamerat jane te mira, dhe kane performance te mjaftueshme ne ambjente me pak drite.

Audio per fat te keq eshte vetem mono! Nga ana tjeter te pakten presioni sonor eshte i rendesishem. Nuk ka Radio FM.  

Samsung Galaxy S8

Si perfundim (dhe si gjithmone), pika e dobet eshte thjesht cmimi. Do te dale ne tregjet europiane me nje cmim baze prej 829 €. Por nuk mundemi te mos pranojme qe eshte jashtezakonisht i bukur. Avantazhi kryesor i celulareve Samsung eshte qe mjafton te presesh nje muaj nga dalja, dhe me siguri mund te gjehet ne internet me cmim te pakten 100 € me te lire se fillestari. Ne perdorimin e perditshem do te na duhet te luftojme pak me sitemet e bllokim / zhbllokimit jo shume “responsive” dhe pak skomode. Por design eshte top class! Ekrani fantastik. Pezullojme vlersimet mbi Bixby, sepse duhet perdorur ne vazhdimesi.

Samsung Galaxy S8 na pelqen shume, por a do ishte sot per sot blerja me e mire ? Absolutisht jo….per raportin cmim/kualitet. Por per ata qe mund te shpenzojne keto shuma parash dhe duan te jene “cool”, eshte nje alternative me se e vlefshme. 

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.