Recensioni: One Plus 5, aspektet pozitive dhe negative • ose.al

0
262
views
Recensioni One Plus 5 dhjete

Recensioni One Plus 5

Recensioni One Plus 5 eshte analiza e pare ne Shqipëri per “Vrasesin e gjiganteve”. Dakort, cmimet jane rritur ne krahasim me One Plus 3T, por substanca qendron! I shpejte sketerre, fotokamer optimale, autonomi baterie me se e mjaftueshme dhe performanca e perdorimit te perditshem me te vertete fantastike.

Karakteristikat

[ms_list_item]Permasat: 154.2 x 74.1 x 7.3 mm[/ms_list_item]
[ms_list_item]Pesha: 153 g[/ms_list_item]
[ms_list_item]Procesori: Octa-core (4×2.45 GHz Kryo & 4×1.9 GHz Kryo)[/ms_list_item]
[ms_list_item]RAM: 6/8 GB[/ms_list_item]
[ms_list_item]Memoria: 64/128 GB[/ms_list_item]
[ms_list_item]Skeda Memoria SD [/ms_list_item]
[ms_list_item]Ekrani: 5.5″, 1080 x 1920 pixels , AMOLED[/ms_list_item]
[ms_list_item]Bateria: 3300 mAh[/ms_list_item]
[ms_list_item]Fotokamera: Dual 16 MP, f/1.7, EIS (gyro) + 20 MP, f/2.6, 2x optical zoom, dual-LED flash[/ms_list_item]

 

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”HARDWARE DHE MATERIALI” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-cogs” open_icon=”fa-cogs” status=”close”]

Trupi eshte i teri ne metal. Ngjyra e zeze mat (Midnight Black) eshte shume e bukur. Kemi dhe ngjyren gri te erret por te themi te drejten ngjyra e zeze ka nje bukuri me te theksuar. Pozicionimi i antenave eshte i kendshem per sa i perket raportit me design dhe hollesise se celularit. Vetem 7.25 mm. I pare fizikisht ne duar nuk te le pershtypjen qe i ngjan iPhone Plus por me siguri, nese veshtrohet perballe, nuk eshte se ka nje origjinalitet design te spikatur.

 

Ne pjesen e pasme origjinaliteti spikatet me shume per sa i perket design. Sidomos kur shohim harkimin e kapakut te pasem, i dizenjuar mire dhe shume i kendshem per prekjen. Fotokamera dual vihet re ne pjesen e majte lart te celularit, dhe nuk eshte simetrikisht ne nivelin e kapakut. Ky fakt mund te jete pak shqetesues per ke e perdor celularin pa cover. Sidomos kur celularin e mbeshtesim ne nje tavoline, apo si objekt horizontal. Gjithesesi asgje dramatike.

 

Ne pergjithesi pamja, design dhe estetika jane me siguri Top Class. Natyrisht eshte i madh si telefon, por nuk eshte i rreshqitshem. Per fat te keq i mungon kapaciteti i rezistences nga uji dhe pluhurat. One Plus thote qe telefoni eshte “splash proof“, pra qe i reziston sperkatjes me uje. Ose nese bie ne wc apo ne ndonje pellg me uje dhe nese e nxjerr brenda 10 sekondave nuk duhet te ndodhe gje, por kujdes, nuk eshte aspekt i certifikuar. Ne pjesen e perparme kemi sensorin LED te njoftimeve RGB. Anash djathtas ndodhet tasti i seleksionimit te modalitetit me zile, dridhje ose i heshtur. Pulsanti i shenjes se gishterinjve ndodhet ne pjesen e perparme ashtu si dhe tek OP3T.

 

Ky sensor eshte me te vertete “responsive“. Pergjigjet ne menyre te rrufeshme, 10 here ne 10 tentativa njeh shenjen e gishtave. Por nuk eshte tast fizik, pra nuk klikohet. Altoparlanti i vetem ndodhet ne pjesen e poshtme te celularit, dhe duhet thene se ka nje volum te larte. OP5 ka akoma vrimen e jack-ut audio 3 mm, ne ndryshim nga konkurenca. Aspekt pozitiv ky.

 

Edhe ne kete Top Class te OP procesori eshte nje SnapDragon 835, qe kemi pare ne rivalet Xiaomi Mi6 dhe Galaxy S8. I fuqishem, i optimizuar, i shpejte. I jep jete ketij OP5 ne nje menyre perfekte. Mbi te gjitha nuk nxehet kurre! Dhe ky eshte sinonim i efikasitetit te procesorit. Memoria RAM eshte shume shume e shpejte. DDR4x ne variantin 6 GB ose 8 GB. Duhet thene se hardwari i celulareve akoma nuk eshte aq potent sa te kerkoje nje RAM me te madh se 6 GB. Por nuk do te kaloje shume kohe qe kjo te verifikohet. Kujtojme qe deri para dy – tre vitesh thuhej qe nje celular nuk ka nevoje per nje RAM me te larte se 3 GB. Sot te gjithe po kalojne ne minimumi 4GB ose 6 GB. Ndersa OP5 ne versionin 128 GB ROM ka nje RAM prej 8 GB qe tani. Shume faleminderit One Plus.

 

Persa i perket valeve dhe nderlidhjes wifi, celulari i perballon te gjitha. Pra mund te perdoret edhe ne Shqiperi. Volumi eshte shume shume i mire, i larte dhe zeri i qarte. Mikrofoni gjithashtu rregjistron kendshem dhe mundeson telefonata me kualitet te larte. Dual Sim menaxhohet mjaft mire nga ky celular.[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”EKRANI” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-mobile” open_icon=”fa-mobile” status=”close”]

Mbase ekrani eshte komponenti me pak entuziasmues i gjithe dispozitivit. Ne pergjithesi mund te themi qe eshte shume i mire, mos keqkuptoni. Kemi te bejme me nje AMOLED mjaft interesant. Duhet thene ama qe ngjyrat, performanca dhe rizolucioni nuk arrijne nivelet e ekranit me te mire ne bote, atij te Samsung Galaxy S8. Eshte me pak i shndritshem (edhe pse nen driten e tiellit vizibiliteti eshte teper i mire) dhe sensori i iluminimit eshte pak i ngadalte. Kemi te bejme pak a shume me te njejtin ekran te OP 3T, qe ishte dhe eshte i shkelqyer, por qe nuk justifikon rritjen e cmimit per OP5.[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”BATERIA” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-volume-up” open_icon=”fa-volume-up” status=”close”]

Bateria ka nje optimizim me te vertete TOP. Me ekran ne stand by sillet mjaft mire. Nuk harxhon autonomi dhe mund te zgjase me dite te tera. Edhe pse ka nje bateri me kapacitet me te vogel se OP3T, procesori SnapDragon 835 mundeson nje optimizim shume me te mire. Dita e punes me perdorim te stresuar arrin fundin me rreth 20% autonomi.[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”SOFTWARE” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-slack” open_icon=”fa-slack” status=”close”]

Ne kete aspekt nuk ka shume ndryshime nga OP3T. Sistemi operativ Oxygen bazohet ne Android Nougat 7.1.1. Eshte versioni i fundit i Android ne treg qe parimisht funksionon mire ne te gjithe dispozitivet. Oxygen eshte me te verete nje nderfaqe minimal. Funksionon shpejt, nuk ka shume opsione ngatarruese dhe eshte gjithmone e me shume ne zhvillim. Mund te themi se nder optimizimet e Android eshte ai qe i afrohet me shume versionit baze. Mbetet shije e perdoruesit nese do nje sistem operativ te komplikuar apo nje sistem operativ minimal dhe te shpejte rrufe.

 

Aplikacionet funksionojne ne menyre perfekte. Sistemi eshte teper fluid. Hapen rrufe, punojne akoma me shpejte, dhe mund te kalojme nga nje app ne tjetrin pa me te voglin shqetesim. Real Racing hapet ne 8 sekonda! Pastaj funksionon me nje “rate” super te larte. Per me teper ka dhe modalitetin “Loje” qe automatikisht ç’aktivizon njoftimet dhe telefonatat gjate lojes.[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”FOTOKAMERA DHE MULTIMEDIA” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-camera” open_icon=”fa-camera” status=”close”]

Ky aspekt perben arsyen kryesore per rritjen e cmimit, dhe dallimin kryesor me OP3T. One Plus 5 vjen me nje dopio sensor fotokamere te stilit “dual camera”. Kemi njerin sensor prej 16 MP Sony me hapje objektivi f/1.7 dhe zoom 2x (si tek iPhone 7 Plus). Ndersa sensori i dyte vjen me 20 MP Sony me hapje objektivi f/2.6. Te dy sensoret punojne bashkarisht per te shkrepur nje foto me kameren kryesore. Per rrjedhoje fotografite dalin te shkelqyera. Duhet thene qe nuk jane ne nivelin e Galaxy S8 ose HTC U 11, por ne pergjithesi shume te bukura. Videot jane te kendshme, por me pak te bukura se fotot. Arsyeja kryesore e videove jo shume te mira eshte mungesa e stabilizatorit optik. Kjo nje kritike e forte per OP5. Nuk kuptohet arsyeja perse ka vendosur te mos integroje stabilizatorin optik te fotokameres. Ne pergjithesi edhe ne pjesen fotografike mbetet nje Top Class.[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

[ms_accordion style=”boxed” type=”2″ class=”” id=””] [ms_accordion_item title=”KONKLUZIONET” color=”” background_color=”” close_icon=”fa-camera” open_icon=”fa-camera” status=”close”]

Recensioni One Plus 5

 

Edhe One Plus 5 rriti cmimin. Kohet e bukura te celularit super te shpejte prej 299 eurosh mbaruan. Por kane ndryshuar dhe kohet. OnePlus nuk eshte me nje eksperiment. Tashme One Plus eshte nje kompani e madhe dhe e matur. Ka nje strukture te sakte. Asistence per defekte thuajse te perkryer ne krahasim me celularet e tjere kinez. Marketing thuajse perfekt. Te gjitha keto karakteristika kane nje kosto.

 

Mund te themi se per versionin 6GB RAM / 64GB ROM me nje cmim prej 499€ veshtire se mund te gjeshe me te mire ne treg. Ky version mbetet edhe sot celulari me i mire per raportin Cmim/Kualitet. Por kujdes, sepse versioni 8GB RAM / 128GB ROM kushton 559 €, dhe nga ana tjeter sot ne europe Samsung Galaxy S8 vjen me oferta prej 580 €. Ketu zgjedhja behet shume me e veshtire. Nese ne te shkuaren e afert One Plus kishte sigurine e nje produkti top class me cmim 200 € me te lire, sot nuk mund te themi te njejten gje…[/ms_accordion_item] [/ms_accordion]

 Recensioni One Plus 5 ©ose.al

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.