BlackBerry KEYone-detaje-ekrani-karakteristikat-foto
Android Celulare e Tablet Recensione

BlackBerry KEYone, rikthimi i tastierës fizike

Rikthehet, pas shumë kohësh, një celular Android me tastierë fizike. BlackBerry KEYone është celulari i fundit i markës së njohur kanadeze. Ky mund të jetë “basti” i fundit për rikthimin e BlackBerry-t në tregun ndërkombëtar. Çmimi: 619€!

Muaj pas prezantimit zyrtar në Kongresin Botëror të Celularëve “Mobil World Congress” në shkurt, mbërriti disa ditë më parë në Europë celulari BlackBerry KEYone. Telefoni është pritur me padurim nga publiku i cili nuk ka harruar vitet e arta të grupit kanadez. BlackBerry i parë me një tastierë fizike pas testit zhgënjyes të BlackBerry Priv, është smartphone i parë i prodhuar direkt nga TCL.

BlackBerry KEYone-detaje-ekrani-karakteristikat-foto-tastiera-cmimi-fotoBlackBerry Keyone

Bazohet në një trup alumini në të cilën kemi një ekran LCD prej 4.5″ dhe një tastierë fizike QWERTY. Keyone është i guximshëm dhe ka personalitet por dimensionet e saj nuk janë ato të një BlackBerry të kohëve të vjetra. Në lartësi dhe gjerësi celulari arrin pak a shumë madhësinë e një smartphoni me ekran 5″ por trashësia tejkalon 9 mm dhe pesha prek 180 gram.

Pjesa e lakuar ndihmon për ta bërë smartphonin më të bukur dhe materiali gome bën një punë të shkëlqyer për të siguruar një kontroll të fortë. Cilësia e ekranit është shumë e mirë 1080 x 1620 pixel: kontrastet e gjalla, kënd i gjerë vështrimi dhe shkëlqimin maksimal i kënaqshëm, madje edhe jashtë nën rrezet e diellit.

BlackBerry KEYone-detaje-ekrani-karakteristikat-foto-tastieraMultimedia

Njerëzit e mësuar për të shijuar videot në telefon, për fat të keq, do të ngelin të zhgënjyer. Video me raportin 16:9 janë të prera ose të shoqëruar nga shirita të zezë në anët për të kompensuar pixelat e zhdukur. Kjo ndikon shumë keq në cilësinë e përvojës . Përtej këtij efekti anësor, asnjë app nuk shfaqet jashtë normales. Keyone nuk është projektuar për të ofruar përvojat argëtuese por si një objekt i dedikuar për produktivitetin.

Sistemi operativ Android është i përditësuar në versionin e fundit dhe është praktikisht i pastër. Brënda ka vetëm disa app Google dhe aplikacionet themelor të bërë nga vetë BlackBerry, ndër të cilat DTEK dhe Hub. I parë ofron një status shembullor të kontrollit të sigurisë për të gjitha aplikacionet e installuara dhe lejeve e dhëna. Njofton direkt përdoruesin kur kërkojnë të marrin shumë të derjta në telefon .

BlackBerry Hub sjell në një vënd të vetëm të gjithë, por të gjithë, platformat e email-eve, rrjeteteve sociale dhe mesazheve në një qendër të vetme komanduese. Nga aty mund të kontrolloni gjithçka dhe të kërkoni një fjalë të vetme p.sh. në 5 adresa email-i dhe 4 social.

BlackBerry KEYone-detaje-ekrani-foto-tastiera-cmimi

Tastiera

Por nuk mund të flasim për BlackBerry KEYone pa hapur një kapitull të konsiderueshëm për tastierën e tij. Në një moment të parë duhet të mësoheni që të shtypni butonat e vegjël. Rezistenca e ofruar nga butonat është e shkëlqyer edhe pse në fillim ngadalëson operacionet. Por pas disa ditësh situata do ndryshoj: kujtesa e muskujve fillon të bëjë punën e saj, dhe rezistenca nuk ndihet më. Shpejtësia mesatare e të shkruarit mbetet pak më e ulët se tastiera touch por kemi dy përfitimeGabimet gjatë shtypjes do afrohen pranë zeros dhe më e rëndësishmja është se tastiera nuk zhduket asnjëherë. Rezultati është se Keyone jo vetëm përdoret për emaile, por ju mund të shkruani dhe dokumente ose artikuj më komplekse. Sensori touch mund të shfrytëzohet për të lundruar nëpër ekran ose në faqet e internetit.

BlackBerry KEYone-detaje-ekrani-karakteristikat-foto-tastiera-cmimiDetajet

BlackBerry Keyone është një kandidat shumë interesant për profesionistë në sajë edhe të një hardware të rëndësishëm. Karta microSD zgjeron memorien e brendshme prej 32 GB dhe USB-C lejon punën me dokumentet që vijnë nga një disk i jashtëm. Kemi dhe një sensor për shenjat e gishtave të shpejtë dhe të saktë. Bateria prej 3505mAh ju lejon ta shfrytëzoni intensivisht telefonin për më shumë se një ditë. Për ta karikuar në 100% duhet pak më shumë se gjysmë ore.

Ka dy aspekte që hedhin hije mbi pajisjen. E para ka të bëjë me performancën e procesorit Snapdragon 625 të zgjedhur për të drejtuar operacionet. Sistemi, i shoqëruar nga 3 GB RAM, është i shpejtë pothuajse gjithmonë, por herë pas here ngadalësohet. Asgjë e papërdorshme, por më shumë RAM do të bënte gjërat më fluide dhe përvojën përsose.

Kamera Sony prej 12 MP ka potencial të lartë por TCL ka dështuar të përfitojë. Software që e komandon është i fuqishëm dhe i integruar mirë por fotografitë nuk janë të detajuara. Ngjyrat nuk janë të balancuara mirë dhe në krahasim me celularët e tjerë ka shumë për të dëshiruar.

Fjala e fundit

Një produkt patjetër i veçantë, unik, dhe që kënaq audiencën besnike të markës për tastierën fizike. Çmimi mënjanë, një smartphone intrigues.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.