Acer Liquid Z6 Plus: I fundmi i Mohikanëve

0
292
views
Acer Liquid Z6 Plus fotoekrani1

Ndodh ndonjëherë, që produkti i fundit i një firme, të jetë produkti më i mirë i saj. Dhe ndodh ndonjëherë që produkti më i mirë i një firme të jetë produkti i fundit. Kjo mund të ndodhë për disa arsye. Ose prodhuesi e mbyll linjën e produktit me vetëdije dhe kërkon që produkti i fundit të jetë më i miri, ose duke tentuar të ngrejë klasin dhe duke filluar të prodhojë produkte klasi, ndodh ndonjë fatalitet. Në rastin e kompanisë Acer, situata qëndron diku në mes, për logjikën e thjeshtë se Acer Liquid Z6 Plus ishte dhe është telefoni më i mirë dhe i fundit që ka prodhuar Acer-i, ama thjesht më i miri brenda gardhit të kompanisë.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje1

Jo jashtë tij. Në krahasim me modelet e konkurrentëve, është thjesht mesatar. Është ky që do të prezantojmë sot. Ama, që në fillim do të bëjmë një marrëveshje: telefoni ka dalë në 2016-ën e vonë. Kështu që çdo përpjekje për të vënë pritshmëritë e sotme dhe parametrat e sotëm si emërues të përbashkët me këtë telefon, do t’i jepte këtij reçensioni një pamje të shikuar me astigmatizëm.

Kasa

Xhami 2.5D – domethënë xhami me anë të lakuara – është shumë popullor dhe Acer-i e ka përdorur gjithashtu atë për modelin Acer Liquid Z6 Plus. Pjesa e pasme e integruar me metal ka një dizenjo të lëmuar dhe zgjatet deri tek anët. Boshllëqet nuk janë gjithmonë plotësisht të mbyllura, por në tërësi, telefoni duket shumë i mirë.

Për një telefon 5.5-inç Acer Liquid Z6 Plus ka goxha peshë prej 169 gramësh, por falë të cepave të rrumbullakosur mbahet fare lehtësisht. Ngurtësia e lakueshmërisë ështtë gjithashtu shumë e mirë dhe shtypja në pjesën e pasme ose të përparme nuk ka asnjë efekt të dukshëm në ekran.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje2

Ndërlidhja

Në rangun e këtij telefoni, 3GB RAM dhe 32GB kapacitet i brendshëm janë një standard i mirëqenë, kështu që edhe Acer Liquid Z6 Plus sigurisht që i posedon. Mban gjithashtu dy karta SIM njëherazi, por karta e memories microSD dhe karta SIM dytësore ndajnë të njëjtën fole me njëra-tjetrën, kështu që përdoruesi do të duhet të zgjedhë nëse dëshiron një telefon me dy karta SIM apo të zgjerojë kapacitetin. Karta microSD mund të formatohet si një disk i brendshëm ose të përdoret si përmbajtës media i heqshëm; në këtë rast, karta mund të përzgjidhet si disk standard i kapacitetit të brendshëm, kështu që aplikacionet që suportojnë funksionin App2SD mund të zhvendosen në kartë automatikisht.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje3

Kamerat

Një kamera e pasme 13 megapiksel dhe një kamera e përparme 5 megapiksel – kjo është status quo-ja e kamerave të smartfonëve të klasës së mesme. Porsi smartfonët me çmime të përngjashme, Acer Liquid Z6 Plus përfshin një blic të dyfishtë LED, ashtu sikurse dhe autofokusimin.

Kamera kryesore bën fotografi vërtet të hijshme, por një këqyrje nga më afër zbulon se moduli duket se ka problem me objektet e ndriçuara: konturet shfaqen të theksuara çuditshëm dhe jo si vazhdim. Kamera e përparme bën foto të vetëbëra (selfie), nuk ka problem me skenat e ndriçuara dhe e kryen drejt ekspozimin e dritës, kështu që ka diapazon dinamik qoftë edhe në zonat e errëta. Detajet dhe ngjyrat lënë për të dëshiruar ndonjëherë, gjithsesi kjo ndodh kur fotot zmadhohen.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje4

Ekrani

Acer Liquid Z6 Plus ka një ekran 5.5-inç. Krahasuar me smartfonët e tjerë, ekrani është goxha i ndritshëm në një mesatare prej 408 cd/m² – megjithëse testi real APL50 tregon një ndriçim shumë më të ulët.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje5

Performanca

Proçesori – një MediaTek MT6753 – është një Sistem-në-Çip i vjetër i klasës së mesme të lartë me tetë bërthama që punojnë deri në 1.5 Gigaherz. Testi shumëbërthamësh ka treguar se Sistemi-në-Çip është i aftë të performojë mirë, por fatkeqësisht nuk ekzistojnë shumë aplikacione që mund t’i përdorin të teta bërthamat. Prandaj performanca mesatare është tipike për këtë klasë, meqenëse bërthamat individuale nuk janë dhe aq të fuqishme.

Proçesori grafik (karta grafike) ARM Mali-T720 MP2 punon në shpejtësinë (frekuencën) 650 MHz dhe përmban dy bërthama. Për rezolucion Full-HD, kjo GPU (njësi e përpunimit grafik) nuk ofron mjaftueshëm performancë, gjë që është e dukshme kur shikoni benchmark-e grafike të ndryshme.

Acer Liquid Z6 Plus fotodetaje6

Bateria

Aceri ia ka dalë të ngjeshë një bateri prej 4080mAh (miliamper për orë) në një kasë të hollë, çka do të thotë se Acer Liquid Z6 Plus ofron një nga kapacitetet më të larta në klasën e tij. Rezultatet e testeve janë shumë të mira: gjatë testit WLAN, smartfoni duroi për 18 orë; nën ngarkim të plotë, Acer Liquid Z6 Plus-i u fik pas 6 orësh. Është plotësisht e mahnitshme që një bateri e madhe si kjo ngarkohet vetëm për dy orë, edhe pse nuk ka funksion të ngarkimit të shpejtë.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20