360 N6: Një markë dhe model i panjohur por befasues

0
398
views
360 N6 fotoekrani1

Prodhuesi kinez 360 Mobile i smartfonëve lançoi së fundmi smartfonin 360 N6 me aspekt 18:9. Modeli 360 N6 ishte njoftuar në të njëjtën kohë me modelin tjetër të gjeneratës, N6 Lite. Të dy këta i bashkohen modelin N6 Pro, lançuar më përpara. Modelet N6 Lite dhe N6 Pro do t’i sjellim në recension pas disa ditësh.

360 N6 fotodetaje1

360 N6: Ekrani

360 N6 ka si veçorinë e tij më të theksuar një dizenjo me ekran të plotë (full screen), i cili ka qenë pa dyshim trendi që nga viti 2017 e në vazhdim për smartfonët. Ai ka një trup plotësisht prej metali dhe ekrani është 5.93-inç me rezolucion 2160×1080 piksela (FHD+) dhe siç e thamë më lart me aspektin (raportin e dimensioneve të ekranit) 18:9. Nuk ekziston ndonjë buton i shtypshëm në pjesën e përparme, që do të thotë se telefoni përdor kontrollin mbi-ekran, i cili rrjethon prej të qenët “I gjithi ekran” (pothuajse i gjithi). Në pjesën e pasme, është një kamera e vetme e pozicionuar në qendër. Fiks poshtë kamerës qëndron sensori (skaneri) i shenjës së gishtit.

360 N6 fotodetaje2

360 N6: Kamera

Kamera e pasme nuk është dyfishe, dhe ka këto cilësi: 13 megapiksel, PDAF (Phase-detection Autofocus) dhe autofokus i shpejtë. Ndërsa përpara modeli pothuajse-pa-korniza vjen me një kamera prej 8 megapikselash, me modalitetin e bukurisë nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe një asistent kamere.

360 N6 fotodetaje3

360 N6: Parametrat

Parametrat e mirë të kamerës së 360 N6-ës dhe të telefonit në përgjithësi nuk vijnë vetëm prej sensorëve. Smartfoni është pajisur me një qark elektronik Qualcomm Snapdragon 630 dhe është në dy variante kujtese dhe kapaciteti. Njëri variant përmban 4GB RAM dhe 32GB kapacitet të brendshëm, ndërsa varianti tjetër përmban 6GB RAM dhe 64GB kapacitet të brendshëm. Ai nuk zhgënjen gjithashtu as përsa i përket baterisë.

Bateria e smartfonit 360 N6 ka një kapacitet prej 5000mAh (miliamper orë) dhe është e fabrikuar me veçorinë e karikimit të shpejtë (Quick Charge 3.0).

Telefoni suporton gjithashtu karikimin e kundërt (nga telefoni drejt një banke energjie, për ta ruajtur energjinë me qëllimin e përdorimit të mëvonshëm). Telefoni ka vend për dy karta SIM (të dyja aktive) dhe përmban një portë 3.5 milimetërshe për kufjet ose bokset, si dhe një portë USB e tipit C në pjesën e poshtme.

360 N6 fotodetaje4

Në varësi të variantit të kujtesës RAM dhe kapacitetit të brendshëm, çmimi i smartfonit 360 N6 është: 1399 Jyenë kinezë (181 Euro) për variantin me 4GB RAM dhe 32GB kujtesë të brendshme dhe 1599 Jyenë kinezë (207 Euro) për atë me 6GB RAM dhe 64GB kujtesë të brendshme.

360 N6 fotodetaje5