10.or (Tenor) D: celulari indian vlera e të cilit e tejkalon çmimin

0
404
views
celular indian 10.or (Tenor) D fotoekrani1

Blerësit e smartfonëve të përballueshëm në të kaluarën kanë qenë detyruar të përballen me proçesorë të dobët dhe me sasi fare të vogël RAMi dhe kapaciteti të brendshëm. Gjithsesi, me konkurrencën e fortë, ne kemi parë smartfonë të nivelit hyrës të përmirësuar gjatë vitit të shkuar dhe 10.or (Tenor) D, një celular indian,  është një hap më tej në këtë drejtim. Ky smartfon i lirë është i prodhuar me një processor Qualcomm Snapdragon 425, me 2GB RAM dhe një skaner të shenjës së gishtit, të gjitha me një çmim fillestar prej 4999 Rupi indianë (62 Euro).

 10.or (Tenor) D fotodetaje1

Celular indian: Dizenjoja e 10.or (Tenor) D

10.or është fare bazik në termat e dizenjos, dhe këtu nuk ka asgjë që ta bëjë të dallohet. Kompania ka përdorur plastikë gjithandej, me panelin e pasmë që është i lustruar me metal. Ky smartfon gjendet në dy ngjyra: e zezë “beyond” dhe ngjyrë floriri “aim”.

10.or D ka një ekran prej 5.2 inç me korniza të trasha sipër dhe poshtë. Kamera selfie, folësi i zërit dhe njoftuesi LED janë sipër ekranit. Smartfonit i mungon një sensor i dritës së ambientit, kështu që juve do t’ju duhet ta regulloni ndriçimin manualisht gjatë gjithë kohës. Hapësira poshtë ekranit është bosh, duke qenë se telefoni përdor butonat mbi-ekran në vend të butonave të prekshëm.

10.or (Tenor) D fotodetaje2

Ne zbuluam se përmasa kompakte, anët e lakuara dhe cepat e rrumbullakosura e bëjnë këtë telefon të lehtë për t’u mbajtur me një dorë. Butonat janë vendosur në të djathtë të telefonit, me butonin e ndezjes/fikjes të pozicionuar mbi niveluesin e zërit. Neve na duhet ta shtrijmë gishtin e madh për ta arritur butonin e ndezjes/fikjes. 10.or D ka një skaner të shenjës së gishtit të montuar në pjesën e pasme, duke e bërë atë njërin prej pak smartfonëve që e ofrojnë këtë veçori në këtë kategori çmimi.

TOP 3 CELULARE POSHTE €100

Smartfoni është goxha i trashë, 8.98 milimetra dhe peshon 150 gramë, çka e bën atë më të rëndë dhe lehtësisht më voluminoz sesa Xiaomi Redmi 5A. Ai ka një fole-sirtar për kartën SIM në të majtë e cila mund të strehojë dy karta SIM Nano dhe një kartë microSD gjithashtu. Porta Micro-USB është vendosur në pjesën e poshtme përkrah mikrofonit parësor, ndërkaq mikrofoni dytësor dhe porta 3.5 milimetërshe e kufjeve janë sipër. Altoparlanti qëndron prapa.

 10.or (Tenor) D fotodetaje3

Celular indian: Karakteristikat dhe softueri i 10.or (Tenor) D

10.or D është bazuar në Sistemin-në-Çip katër-bërthamësh Qualcomm Snapdragon 425, 1.4 Gigaherz. Ky telefon ka dy variante, një me 2GB RAM e 16GB kapacitet, dhe tjetri me 3GB RAM e 32GB kapacitet të brendshëm. I pari kushton 4999 Rupi indianë (62 Euro), ndërsa i dyti kushton 5999 Rupi indianë (74 Euro). Kapaciteti i brendshëm është i zgjerueshëm me 128GB të tjera duke përdorur një kartë memorieje microSD.

Ekrani 5.2-inç IPS ka një rezolucion prej 720×1280 pikselash por përsa i përket atij nuk përmendet ndonjë lloj mbrojtjeje. Paneli ka contrast të mirë dhe këndshikim të përshtatshëm. Tenor D nuk ka sensor të dritës së ambientit, kështu që niveli i dritës duhet rregulluar për çdo herë që lëvizim prej ambientit të brendshëm në atë të jashtëm dhe anasjelltas. Bateria ka kapacitet prej 3500mAh (miliamper orë) i cili është më krahasimisht më i madh sesa ai i baterisë së Xiaomi Redmi 5A.

Në termat e softuerit, 10.or D punon me Android Nougat 7.1.2 të pastër me fare pak aplikacione të parainstaluara. Ju keni aplikacionin Care (Kujdesi) të Tenorit, Amazon Shopping, Amazon Kindle, Amazon Prime Video si dhe një aplikacion për regjistrimin e tingujve (zërit). Përveç opsioneve të aktivizuara ose të çaktivizuara tek Rregullimet, nuk ka ndryshime të tjera në krahasim me me Androidin e pastër. 10.or deklaron se D-ja është i gradueshëm në Android Oreo, gjë që është shumë e mirë krahasurar çmimin e tij të ulët.

 10.or (Tenor) D fotodetaje4

Celular indian: Performanca, kamerat dhe bateria e 10.or (Tenor) D

Nuk ka diskutim se 10.or (Tenor) ia ka dalë të nxjerrë një pajisje me karakteristika fizike mbresëlënëse për këtë nivel çmimi. Ne e provuam se telefoni mund të punojë pa vonesa, prapambetje apo ngecje. Individi që ne përdorëm për këtë recension ishte në versionin me 3GB RAM dhe kishte mesatarisht 1.5GB RAM të lira. E vetmja kleçkë është koha relativisht e madhe e ngarkimit të aplikacioneve e lojërave të rënda. Telefoni suporton rrjetet 4G dhe VoLTE në të dyja kartat SIM, por vetëm njëra prej tyre mund të jetë aktive në 4G në të njëjtën kohë. Skaneri i shenjës së gishtit është përgjithësisht i saktë, por ka një vonesë të lehtë kur shkyç telefonin.

Ky celular indian, Tenor D, ka një kamera të pasme 13 megapiksel dhe një të përparme 5 megapiksel. Aplikacioni i kamerës është bazik dhe ka disa leva komandash të shpejta. Ndërsa kamera është vendosur në mënyrën automatike të zbulimit të skenës në mënyrë të parazgjedhur, ju mund të zgjidhni manualisht një tjetër lloj skene. Ekzistojnë gjithashtu edhe modalitetet panoramike dhe të zbukurimit. Kamera ka të parazgjedhur zbulimin e fytyrës, i cili punon goxha mirë.

 10.or (Tenor) D fotodetaje5

Celular indian 10.or Tenor D : Përfundimi

10.or (Tenor) D është një smartfon i mirë për çmimin me të cilin shitet. Ai ka harduer të fuqishëm (karakteristikat e pjesëve fizike) dhe punon në Android të pastër, të papasuruar, por si telefonët e tjerë në këtë segment çmimi, performance e kamerës është më së paku mediokre. Gjithsesi, skaneri i shenjës së gishtit i jep atij një avantazh të lehtë mbi Xiaomi Redmi 5A, duke e bërë atë një alternativë të fortë mbi telefonin Xiaomi.

10.or (Tenor) D fotodetaje6