Zyrtare: Xiaomi Mi 5X me ekran 5.5″ dhe cmim fantastik 😱

0
184
views

Xiaomi Mi 5X u zbulua zyrtarisht në ditën e sotme. Smartphoni i ri karakterizohet nga një dizajn, të themi të drejtën, jo shumë origjinal. Trupi është komplet prej metali dhe ka një shtresë të veçantë kundër shënjave të gishtave. Ka karakteristika teknike shumë të mira. Identifikohet me një ekran 5,5″ me rizolucion FHD, proçesor Qualcomm Snapdragon 625, 4GB memorie RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Lexo edhe: Xiaomi Redmi Note 5: karakteristikat top dhe çmim perfekt

Gjithashtu interesante është sektori multimedial i Xiaomi Mi 5X meje. Do kemi një kamera të dyfishtë të pasme me dy sensor prej 12MP (njëri nevojitet për foto me kënd të gjerë). Do gjejmë edhe dy LED flash. Modeli i ri, Xiaomi Mi 5X, është smartphone i parë në debutimin me në bord versionin e ri të Android, MIUI 9. I pranishëm, më në fund, edhe një sensor për shenjat e gishtave në pjesën e pasme.

 

Detajet e plota Xiaomi Mi 5X:

Ekrani: 5.5″ me rezolucion FHD (1920×1080) me xham 2.5D
Proçesori: SoC Qualcomm Snapdragon 625
RAM: 4GB RAM
Memoria: 64GB
Kamera: E dyfishtë 12MP me dy LED Flash
Kamera për selfie: 5MP
Sistemi Operativ: Android OS 7.1.1 – MIUI 9
Bateria: 3080 mAh
Përmasat: 155.4 x 75.8 x 7.3 mm
Pesha: 165g

Xiaomi Mi 5X do të jetë në dispozicion në Kinë në ngjyrë të zezë, ari dhe Rozë, Çmimi është 1499 juan, rreth 190 euro.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.