Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Vivo V9 spektakolar dhe karakteristika TOP

Kthehemi dhe flasim për Vivo V9 smartphone kineze i përfshirë në shumë thashetheme në javët e fundit. Këtë herë, burimi i lajmit është drejtpërdrejt dyqani i Vivo që shfaq në faqen, aktualisht në ndërtim e sipër, (vini re fjalën “ABC” dhe çmimin tepër të lartë të shitjes) foto dhe specifikimet zyrtare.

Lexo edhe: [Foto REALE] Vivo V9, hidhini një sy

Sipas informacionit, Vivo V9 është e pajisur me një ekran prej 6.3 “me një rizolucion FHD+ (2280×1080) dhe SoC Qualcomm Snapdragon 626, 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Vivo V9-foto

Për sa i përket sektorit të multimedia, Vivo V9 përmban një aparat të dyfishtë 16 + 5MP dhe një kamerë 24MP përpara. Bateria është 3260 mAh, ndërsa sistemi operativ është Android Oreo 8.1 me customization Funtouch OS 4.0.

Më poshtë është një përmbledhje e specifikimeve:

6.3″ IPS ekran me rezolucion FHD+ (2280×1080) dhe raport 19:9

SoC Okta-Core Qualcomm Snapdragon 626 @ 2.2GHz GPU Adreno 506

4GB memorie RAM

64GB memorie të brendshme me mundësinë e zgjerimit të memories nëpërmjet kartës mikro SD

Dual 16 + 5MP kamera e pasme me blic LED

Kamera e përparme 24MP me blic LED

Sensori i gjurmës së gishtave në pjesën e pasme

3260 mAh bateri

Përmasat: 154.81 x 75.03 x 7.89 mm

Pesha 150g

Lidhshmëria: 4G VoLTE, WiFi 802.11 ac (2.4GHz + 5GHz), Bluetooth 4.2, GPS

Vivo V9-foto-detaje

Vivo V9 duhet të zyrtarizohet javën e ardhshme në dy ngjyra të ndryshme Black and Gold.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.