ZYRTARE GALAXY S9
Celulare Lajmet e fundit

ZYRTARE GALAXY S9 dhe GALAXY S9+ ne video render te kompanise!

Video render zyrtare e SAMSUNG GALAXY S9:

 

Video render zyrtare e SAMSUNG GALAXY S9 PLUS:

 

10 permiresimet qe duhet te beje Samsung per serine Galaxy S9:

  1. Pozicionimi i sensorit te shenjes se gishtave: duhet me poshte dhe me thjeshtesisht i arritshem per perdoruesin!
  2. Sistem operativ me te thjeshte: sistemi eshte shume i rende, plot me aplikacione. Duhet te kthehet ne shpejtesine e dikurshme dhe ti afrohet Apple, Pixel dhe One Plus.
  3. Altoparlantet me te fuqishem: padyshim eshte nje pike e dobet e serise S8. Duhet bokse te fuqishme dhe sidomos te tipit stereo dhe jo mono!
  4. Projet Treble: suportimi i ketij projekti do ti mundesoje update shume me te shpejta te Android
  5. Fotokamera “Portrait Mode”: ky opsion eshte moda e momentit per fotografite. Apple, One Plus dhe Pixel thyejne çdo rekord.
  6. Mbajtja HeadPhone Jack: do te ishte mire qe seria S9 te kishte dhe jack 2mm, per te mposhtur Apple dhe Pixel qe nuk e kane.
  7. Wallpapers me te bukura: aktualisht kustomizimi i estetikes se sistemit operativ te Samsung le shume per te deshiruar ne krahasim me konkurencen.
  8. Modifikimi i butonit “Bixby”: duhet spostuar butoni ne krahasim me S8, sepse eshte me te vertete ne nje vend jo komod. Gjithashty software duhet te lejoje mundesine e kustomizimit.
  9. Edit 4K video: Galaxy S9 duhet te kete nje opsion modifikimi te videove 4K. Apple mbizoteron ne kete aspekt.
  10. Me shume memorie ROM: nuk mjafton me nje celular me 64 GB ROM nga fabrika. Duhet me shume memorie e pre-instaluar dhe jo vetem e zgjerueshme!!

 

Online disa detaje mbi Samsung Galaxy S9

Samsung Galaxy S9 thuhet se do ti nënshtrohet prodhimit këtë dhjetor. Rrjedhja më e fundit është vënë në internet nga Slashleaks e cila na jep një ide në lidhje me karakteristikat bazë të smartphonit të ardhshëm. Këto detaje mbi Samsung Galaxy S9 nuk janë të konfirmuara nga vetë Samsungu por me shumë mundësi janë të vërteta. Slashleaks është i njohur në botën e informacioneve teknologjike, duke qenë një nga informatorët më të saktë në rrjet. detaje mbi Samsung Galaxy S9

Siç mund të shihni nga imazhi i mësipërm, Samsung Galaxy S9 do të shfaqë një ekran prej 5.77″, i cili do të shfaqet me Infinity display si edhe paraardhësit e tij.

Përsa i përket CPU Samsung i beson plotësisht Qualcomm-it dhe me shumë mundësi brënda trupit të S9 do gjejme proçesorin më të fundit Snapdragon 845.

Përveç kësaj, Galaxy S9 do të shfaqë opsionet e zakonshme të lidhjes si GPS, WiFi, etj.

Lexo edhe: Live Test i Samsung Galaxy Note 8 në Tiranë

Sipas raporteve të mëparshme, Samsung ka qenë duke zbatuar një skaner të gjurmëve të gishtave nën-ekran, por është vendosur që mos të realizohet. Galaxy S9 do të lëshohet në prodhim në dhjetor. Ai do të lansohet në tregun ndërkombëtar në tremujorin e parë të vitit 2018. detaje mbi Samsung Galaxy S9 Samsung solli Infinity Display në Galaxy S8, i cili ndryshoi metodologjinë e projektimit të prodhuesve të celularëve në mbarë botën. Çfarë Samsung do të sjellë në shitje me smartphonin e saj të ardhshëm? Vetëm koha do të tregojë. Shikoni këtë hapësirë ​​për më shumë!

ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

14 thoughts on “ZYRTARE GALAXY S9 dhe GALAXY S9+ ne video render te kompanise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.