nokia-mwc-2018
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Rikthehet pas plot 22 vitesh Nokia 8110

HMD Global operacion nostalgji pjesa e dytë: kështu mund të jetë titulli i njoftimit të Nokia 8110 version 2018 që ndodhi dje në MWC në Barcelonë. HMD solli në jetë Nokia 8110 pas plot 22 vitesh 😍😍. Ky telefon me trup të zbukuruar dhe me “derë rrëshqitëse” u bë i famshëm në të gjithë botën dhe u përdor edhe në filmin Matrix të vitit 1999.

2018 sjell lidhjen 4G VoLTE me telefonin historik duke shfaqur edhe dizajnin rrëshqitës që bëri bujë gjatë asaj periudhe. Ndërfaqja është thelbësore dhe e thjeshtë për t’u përdorur, ndërsa me një rrëshqitje të thjeshtë në derë ju mund t’i përgjigjeni dhe mbyllni thirrjet. Proçesori është Qualcomm 205 si dhe mund të hyni në dyqanin e aplikacioneve për t’u shkarkuar për shembull Google Assistant, Google Search, Google Maps, Facebook, Twitter, Outlook dhe Gmail. Ju pëlqente loja Snake? Mos e humbni shpresën: loja historike është e integruar në telefon në një version të zgjeruar.

Fotot e Nokia 8110

Karakteristikat e Nokia 8110

Ekran: 2.4″ QVGA i lakuar

Proçesori: Qualcomm Snapdragon 205 MSM8905 dual-core 1.1GHz

RAM: 512MB LPDDR3

4GB memorie të brendshme

4G lidhja VoLTE, 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 4.1, GPS / AGPS, mikro USB 2.0, priza 3.5mm

Radio FM

Mikro SIM / Dual SIM

Kamera e pasme 2MP

Bateria: 1500mAh

Nokia 8110 do të jetë në dispozicion në treg nga muaji Maj në një çmim të sugjeruar prej 79 eurosh.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.