ZYRTARE: prezantohet HUAWEI MATEBOOK X PRO dhe eshte fantastik!

0
110
views

Tjeter prezantim i rendesishem ne MWC ne Barcelone. Behet fjale per kompjuterin e ri personal te prodhuar nga Huawei: MateBook X Pro.

Ai vjen me nje ekran “touch screen” 3K dhe FullView Display qe mbulon 91% te te gjithe ekranit. Fantastik designi me 4.4 mm trashesi, ose me mire te themi hollesi! Duke qene se me design-in e ri nuk kishte hapesire per kamera ne pjesen e siperme te ekranit, Huawei e ka vendosur prane tastit F5.

Ekrani ka nje rezolucion 3000×2000 mp, 100% sRGB dhe 450 nyje ndriçim ne nje raport kontrasti prej 1500:1. Aktualisht mund te thuhet se keto karakteristika jane me te mirat ne treg per nje PC.

Ky PC peshon vetem 1.33 kg dhe ka nje bateri fantastike prej 57.4 Wh, e cila mundeson 12h video, 14h pune zyre dhe 15h navigim ne Internet. Proçesori eshte nje Intel Core TM i7 8550U i cili vendos ne pune hard diskun e tipit NVMe PCIe SSD me shpejtesi marramendese prej 3000 MB/s. Opsionet per memorien RAM jane prej 8 GB dhe 16 GB. 

Qershia mbi torte eshte skeda audio. Huawei ka bashkepunuar me Dolby ATMOS Sound System per nje sistem boksesh te kualitetit me te larte ne treg per nje PC.

A do te jete ky PC i vitit 2018 ?

Foto Huawei MateBook X Pro:

matebook x pro

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20