Celulare Lajmet e fundit

ZYRTARE prezantimi ASUS ZENFONE 5, i deklaron lufte iPhone X!

[perditesim 28/02/2018]

Zyrtarizohet dhe top class i radhes per Asus. Behet fjale per Zenfone 5 dhe vellain e madh Zenfone 5z. Dy modelet jane thuajse identike, perveç proçesorit dhe RAM ku diferencojne. Designi eshte me te vertete ultra, ne material metalik 2.5D dhe xham te perkulur ne pjesen e perparme dhe te pasme.

Aspekti kryesor ku Asus investoi, perveç design-it me modern, ishte inteligjenca artificiale AI. Me funksione fantastike si AI Boost per me shume fuqi gjate lojrave, AI Photografy per asistence elektronike gjate shkrepjes se fotove, AI Display per rregullimin e ekranit ne baze te perdoruesit dhe ambientit, AI Ringtone per rregullimin dhe seleksionimin audio. Gjitashtu Asus nuk kishte si te mos integronte dhe emoji te vetat, te quajtura ZeniMoji, tipikisht te ngjashme me ato te iPhone X.

Zenfone 5 do te kete nje ekran 6.2” me rizolucion 2246 x 1080 p te teknologjise Super IPS me suport DCI-P3. Ekrani do te kete nje raport 19:9 dhe ndriçueshmeri te larte prej 500-nit. Shihet qarte ne pjesen e siperme te ekranit nje “gadishull” i ngjashem me ate te iPhone X por 26% me i vogel. Raporti trup/ekran eshte plot 90% aktualisht nder me te lartet ne treg.

Celulari do te vihet ne jete nga SnapDragon 636, 4 GB RAM ose 6 GB RAM dhe 64 GB memorie ROM te zgjerueshme. Edhe aparati i sensoreve fotografik eshte i nivelit te larte me nje fotokamer kryesore 12 MP sensor Sony IMX363 me hapje f/1.8, OIS dhe Dual Pixel Phase Detection autofocus. Fotokamera selfie prej 8 MP ka nje hapje objektivi normale prej f/2.0 me fushe pamje prej 84 gradesh.

Nga ana tjeter, super celulari Zenfone 5z praktikisht eshte i njejte ne karakteristika me Zenfone 5 si me siper, por do te kete 8GB RAM dhe 256 GB ROM. Asus Zenfone 5z do te listohet ne çmimin rreth 479 € nga fabrika. Pritet qe te jete nje “Flagship Killer” i vertete!

Foto Asus Zenfone 5:

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.