lg q6
Lajmet e fundit

Zyrtare: LG Q6 sapo u prezantua ne tre variante te bukura • ose.al

Lajmi i fundit mbi LG Q6:

LG Q6 me ne fund u zyrtarizua. Pas disa javesh thashetheme mbi karakteristika dhe te dhena, LG prezantoi sot dispozitivin e ri LG Q6. Behet fjale per nje celular te fashes se mesme persa i perket çmimit. LG ben te ditur se raporti çmim / kualitet do te jete nder me te miret ne treg. Karakteristika kryesore e ketij celulari eshte ekrani i tipit “FullVision” me permasa 18:9, i rrethuar nga korniza shume te holla. Trupi i ndertuar me material alumini 7000 te tipit te fundit. Gjithashtu LG pretendon qe fotokamera eshte e nje niveli thuajse “Top Class”.

Por ja ku vjen dhe pjesa ku duhet bere me shume kujdes. Ka tre variante te ndryshme te LG Q6. Te treja variantet vijne me nje ekran FHD+ prej 5.5” dhe rezolucion 1080 x 2160 pixel. Vihen ne jete nga nje procesor SnapDragon 435 me chipset Adreno 505 GPU Octa-Core. Ndryshimi i pare i varianteve vjen per sa i perket memroies RAM dhe memories ROM

 

  • LG Q6+ me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie ROM. Mund te blihet ne ngjyre te zeze “Astro Black”, platini “Ice Platinum dhe blu “Marine Blue”.
  • LG Q6 me 3 GB RAM dhe 32 GB memorie ROM. Mund te blihet ne ngjyre te zeze “Astro Black”, platini “Ice Platinum”, te bardhe “Mystic White” dhe ari “Terra Gold”
  • LG Q6a me 2 GB RAM dhe 16 GB memorie ROM. Mund te blihet ne ngjyre te zeze “Astro Black”, platini “Ice Platinum” dhe ari “Terra Gold”

lg q6 nje

Te gjitha versionet kane nje fotokamer kryesore 13 MP dhe nje fotokamer selfie 5 MP. Sistemi operativ do te bazohet ne Android 7.1.1 te pre-instaluar, dhe i personalizuar nga sistemi operativ UX 6.0 klasik i LG. Karakteristike mjaft interesante per nje celular te kesaj kategorie çmimesh eshte fakti qe do te kete sensore zhbllokimi te bazuar ne njohjen e fytyres. Bateria do te jete prej 3000 mAh, duke siguruar nje autonomi shume te pelqyeshme.

Dalja ne treg dhe çmimet:

Fillimisht celularet do te vihen ne shitje qe ne gusht per tregun Aziatik. Me pas do te hidhen ne shitje ne Europe, Ameriken Latine dhe Shtetet e Bashkuara. Akoma nuk jane publikuar çmimet zyrtare por mund te prezumojme me mjaft siguri qe LG Q6+ do te jete celulari me çmimin me te larte, mendohet jo me shume se € 350. LG Q6 ne fashen e ndermjetme mendohet do te kete nje çmim jo me te larte se € 290, ndersa LG Q6a me çmim jo me te larte se € 190.

Gjithesesi beni kujdes, çmimet akoma nuk jane deklaruar zyrtarisht nga LG keshtu qe mund te kete edhe surpriza… Per me teper stay tuned ne ose.al

copyright © ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.