iPhone X
Lajmet e fundit

[ZYRTARE] iPhonat e rinj do të vijnë me ekrane Oled të Samsung

Samsung mund të nisë prodhimin e per ekrane Oled për linjën e re të iPhone në fillim të muajit Maj. Ka kohë që po flitet se Apple do të lançojë tre iPhone të rinj këtë vit në Shtator. Dy nga këto telefona priten të pëdorin një ekran Oled, ashtu si iPhone X.

Oled iphone

Tani, sipas një raporti të ri, duket se Samsung do të nisë prodhimin më herët nga ç’pritej. Kjo për arsye se se këto dy telefona që mund të quhen iPhone Xs dhe Xs Plus, priten të dalin në shitje në Shtator. Kjo është gati  mbi një muaj më herët se iPhone X, i cili doli në shitje në fillim Nëntori. Ekranet priten të jenë 5.8 dhe 6.5 inch. 

Oled iphone

Më përpara është thënë dhe se LG do të prodhonte këtë ekran, por duket që kompania nuk mund ti plotësojë kërkesën e madhe që ka Apple për këto ekrane. Për këtë arsye mendohet që Samsung do të jetë i vetmi që do ofrojë këtë shërbim. Në çdo rast, prodhimi nuk do të nisë menjëherë por në fillim Maji. Kjo bëhet për tu dhënë kohë fabrikave të Samsung të bëhen gati si dhe të plotësojnë porositë e mbetur për iPhone X.

iPHONE 8 RED – thjesht spektakolar

Ekran Oled apo LCD: Një version më i lirë i iPhone X?

 Duke shoqëruar dhe dy ekranet OLED do të jetë dhe një ekran LCD më i lirë. Ky telefon pritet të ketë një ekran 6.1 inch. Kjo e bën atë të jetë një telefon i mesëm ndërmjet Xs dhe Xs Plus. Gjithashtu thuhet dhe se do ketë pamjen e dhe dizajnin e iPhone X.

Kjo do të thotë që butoni do të zhduket nga telefonat Apple si dhe Touch ID do të zëvendësohet nga FaceID.

 
Burimi : Phonearena
Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.