Infinity Flex Display foto 1
Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Infinity Flex Display, ja si do të jetë e ardhmja

Konferenca e Zhvilluesve Samsung 2018 prezanton çfarë vjen në të ardhmen për Bixby-n, SmartThings dhe kategorinë e smartfonëve. U njoftua zyrtarisht dhe Infinity Flex Display. Samsung Electronics Co., Ltd, zbuloi sot teknika të fuqishme zhvilluesish për platformat Bixby dhe SmartThings, si dhe përvoja të reja mobile nëpërmjet UI dhe Ekranet Infinity Flex. Për ta bërë ndërlidhjen në jetën tonë një realitet, Samsung është duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit dhe partnerët që të ndërtojnë shpejt, dhe të lancojnë eksperienca të reja për miliona pajisje në mbarë botën.

 

 

“Ne kemi arritur përparime të rëndësishme në AI dhe IoT, gjë që do të jetë vendimtare për të jetëzuar vizionin tonë” tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikacionit Mobil, në Samsung Electronics.

“Progresi i bërë për Bixby dhe SmartThings hap një kapitull të ri ku produktet dhe shërbimet e palëve të treta mund të integrohen në shkallë në platformat AI dhe IoT.

 

“Ekrani e palosshëm paraqet themelin për një formë të re të përvojës mobile. Ne jemi të emocionuar për të punuar me zhvilluesit në këtë platformë të re për të krijuar vlera të reja për klientët tanë. Mezi presim të shohim se ku do na çojë ky bashkëpunim dhe teknologjia “.

 

 

Samsung Developer Conference Ndërtimi i një Platforme Inteligjente të Shkallëzuar

 

Bixby filloi si një qasje inteligjente, një mënyrë praktike për të përdorur zërin për të bashkëvepruar me telefonin tuaj. Tani, Samsung po e zhvillon atë në një platformë të shkallëzuar të inteligjencës për të mbështetur produktet dhe shërbimet e ndryshme në jetën e një konsumatori. Në SDC 2018, Samsung po zbulon mënyra të reja për zhvilluesit për të sjellë një përvojë më bashkëbiseduese, personale dhe të dobishme të asistencës inteligjente për më shumë konsumatorë.

 

Për ta bërë më të lehtë për zhvilluesit për të shkallëzuar shërbimet e mundësuara nga Bixby, Samsung po prezanton Bixby Developer Studio.

Tërësia e mjeteve ofron një mënyrë intuitive për zhvilluesit dhe partnerët që të in jektojnë inteligjencë në më shumë shërbime dhe pajisje. Zhvilluesit do të jenë në gjendje të krijojnë kapsulat Bixby – veçori ose shërbime të krijuara për Bixby – dhe t’i bëjnë ato lehtësisht të aksesueshme për konsumatorët në Tregun Bixby. Platforma Bixby do t’i lejojë zhvilluesit të përshtatin lehtësisht kapsulat e tyre nga telefonat celularë dhe televizorët në pajisjet shtëpiake dhe produkte të tjera në ekosistemin Samsung.

 

Si pjesë e shkallëzimit të shërbimeve Bixby, Samsung është e angazhuar të zgjerohet në pesë gjuhë të reja në muajt e ardhshëm, duke përfshirë anglishten britanike, frëngjishten, gjermanishten, italishten dhe spanjishten.

 

 

android 9 samsungZhvillimi i një mënyre jetese të ndërlidhur për të gjithë

 

Vizioni i gjallë i Samsung mbi ndërlidhjen është i përqëndruar në një ekosistem të hapur IoT që bashkon numrin në rritje të pajisjeve të lidhura në një platformë të vetme. I disponueshëm në më shumë se 200 tregje anembanë botës, SmartThings sjell përvojën e ndërlidhjes në një aplikacion të vetëm, duke sjellë IoT përtej shtëpisë së zgjuar, në makinën, zyrën dhe gjithkund mes tyre.

 

Samsung është duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit që të lidhin pajisjet dhe shërbimet e tyre me platformën SmartThings me një suitë të re mjetesh në të ridizenjuarin SmartThings Developer Workspace.

Këto mjete përfshijnë SmartThings Cloud Connector, SmartThings Device Kit dhe SmartThings Hub Connector. Zhvilluesit mund të ndërtojnë dhe të lançojnë një platformë, si dhe të integrojnë lehtësisht pajisjet Zigbee dhe Z-Wave.

 

Përveç kësaj, puna e përditësuar me programin e certifikimit SmartThings (WWST) u jep zhvilluesve akses të drejtpërdrejtë tek ekspertët dhe burimet e SmartThings. WWST ndihmon që pajisjet dhe shërbimet të optimizohen plotësisht për platformën, në mënyrë që konsumatorët të përjetojnë eksperiencën më të mirë të mundshme.

 

Infinity Flex display: Inovacion i ekranit

 

Samsung prezanton një dizajn të ri intuitiv të ndërfaqes të quajtur One UI. Ky dizjan minimalist mban pjesët më të përdorshme në gjysmën e poshtme të ekranit duke e bërë më natyrale dhe të rehatshme përdorimin më një dorë të celularit. Kjo eksperiencë u riprojektua për të ulur rrëmujën dhe shpërqendrimet në mënyrë që përdoruesi të fokusohet dhe të navigojë më lehtë celularin e tij.

 

Infinity Flex Display së bashku me One UI sjell një lloj të ri eksperience që i lejon përdoruesit të bëjnë ato gjëra që më parë nuk kanë qënë të mundura për t’u realizuar me anë të një smartphoni.

Përdoruesit tashmë mund të kenë më të mirën nga të dy botët: një smartphone kompakt që shpaloset për të nxjrrë në pah një ekran më të madh dhe gjithëpërfshirës që mundeson kryerjen e disa veprimeve njëheresh. Eksperienca e përdorimit të aplikacioneve kalon lehtësisht nga një ekran i vogel të një më i madh në momentin e hapjes së aparatit. Gjithashtu përdoruesit mund të kërkojnë, shikojnë, lidhen dhe të kryejnë disa veprime duke përdorur tre aplikacione aktive njëherësh në ekranin e madh.

Duke qënë se Infinity Flex Display është platform e gjeneratës së ardhshme, Samsung fton zhvilluesit që të marrin pjesë në këtë udhëtim.

Duke bashkëpunuar me komunitetin e zhvilluesve të Google dhe Android, Samsungu do të maksimizojë potencialin e këtij faktori të ri të formës për të krijuar një eksperiencë përdoruesi të optimizuar.

Video Infinity Flex Display

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.