Huawei Nova 2S-foto-spektakel
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Huawei Nova 2s – Foto – Çmimi – Karakteristikat

Huawei Nova 2s është më në fund zyrtare, pas një seri thashethemesh dhe informacioneve të shtypit. Pothuajse çdo informacion mbi karakteristikat e celularit doli në sipërfaqe gjatë dy ditëve të fundit. Pajisja e shpallur sot do të marrë pjesë në familjen e Nova 2 dhe Nova 2 Plus por do të jetë versioni më i mirë.

Huawei Nova 2s ka një trup prej metali premium dhe shasi prej xhami me përmasat 156.9 × 75.1 × 7.5mm. Pesha e celularit është vetëm 169 gramë. Pajisja ka qoshe mjaft të rrumbullakosura me dy sensorë të kamerës mbi ekranin dhe një sensorë të gjurmëve të gishtërinjve poshtë ekranit.

Huawei Nova 2s-foto

Karakteristika e Huawei Nova 2s

Ai karakterizohet nga një ekran 6 inch FullHD+ (2160 x 1080) me një xham 2,5D të lakuar dhe një raport aspekti prej 18:9. Nën kapuçin gjejmë një 64-bit okta-core HiSilicon Kirin 960 SoC. Soc shoqërohet me GPU Mali G71 Octa-core. Pajisja është në dispozicion në dy variante të ndryshme. Një Nova 2s me 4GB RAM dhe 64GB storage dhe versioni i dytë me 6GB RAM dhe hapësirë ​​ruajtje 64GB. Huawei gjithashtu njoftoi një edicion të veçantë Yixing Zhang Nova 2s me 6GB RAM dhe hapësirë ​​ruajtje 128GB.

Lexo edhe: Huawei P11 me tre fotokamera dhe 40MP total

Një tipar i veçantë i Huawei Nova 2s është konfigurimi i aparatit të saj. Pajisja vjen me konfigurimin e katër kamerave. Celulari ka një sensor me 16MP RGB + 20MP me aperturë f / 1.8, blic LED, PDAF dhe 4K video incizim. Ndërsa përpara ka një kamera 20MP me aperturë f / 2.0 dhe 2 megapikselë me dy kamera mbi ekranin. Gjithashtu mbështet njohjen e fytyrës. Pajisja ofrohet me Android 8.0 Oreo me Emuion UI të Huawei (EMUI) jashtë kutisë. Celulari furnizohet me një bateri prej 3,340mAh. Tiparet e lidhjes përfshijnë 4G LTE, WiFi 802.11ac, Bluetooth 4.2, GPS / Glonass, NFC dhe USB Type-C.

Huawei Nova 2s-foto1

Çmimi i Nova 2s

Huawei Nova 2s duhet të arrijë shpejt në raftet e dyqaneve në opsionet e Zezë, Gri, Kuqe, Roze Ari dhe Blu. Sa i përket çmimeve, Nova 2s do të shitet me 2699 juan (rreth 408$) për variantin 4GB RAM + 64GB. Variantin me 6GB RAM + 64GB do kushtoj $454, ndersa versioni Yixing Zhang Nova 2s i përshtatur me 6GB RAM dhe 128GB do kushtoj $514.

ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

One thought on “[ZYRTARE] Huawei Nova 2s – Foto – Çmimi – Karakteristikat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.