htc u11 skede teknike e plote njee
Celulare Lajmet e fundit

Zyrtare: HTC U 11 sapo u prezantua….nje mrekulli teknologjike!

Zyrtare: HTC U 11

Sot HTC prezantoi top classin e saj te ri: HTC U 11. Karakterizohet nga nje kombinacion inovativ i funksioneve dhe potences. Konfirmohet funksioni kryesor, me revolucionari, qe ka te beje me Edge Sense. Aplikon konceptin e shtrengimit te dores se nje mamaje nga ana e femijes se saj. HTC vendosi te aplikoje kete koncept ne celularin e saj te ri, ne baze te teknologjise U Touch. Presionin mbi pjesen anesore te celularit, sensoret Edge Sense, e kthejne ne komanda te sakta per sistemin operativ. Hapja e fotokameres, hapja e aplikacioneve te tjera, volumi apo dhe shume funksione te tjera kthehen tashme ne istantane me ane te shtrengimit te celularit. Nder te tjera, me Edge Sense do te jete e mundur:

  • te dergosh mesazhe shume me shpejt dhe shume me thjeshte se me perpara
  • te shkruash mesazhet gjate ecjes pa patur nevoje te ngadalsosh
  • te personalizosh shtrengimin apo prekjen ne baze te funksionaliteteve qe deshiron

Duke qene se Edge Sense funksionon duke ushtruar presion ne pjesen anesore te celularit, atehere nuk ka asnje problem nese je ne shi, ne bore apo ke dorashka. Thjeshte funksionon perhere.

Me posht pamjet e para Zyrtare HTC U 11:

HTC i ka dedikuar mjaft kujdes estetikes se ketij dispozitivi. Trupi eshte krijuar me teknologjine “Optical Spectrum Hybrid Deposition”. Kjo teknologji mundeson krijimin e nje shtrese pluhuri mineralesh te kushtueshme qe e kthejne celularin te shndritshem dhe rezistent. Zgjedhje kjo mjaft konstruktive qe lejon U 11 te kete ngjyra teper te bukura qe reflektojne driten ne cdo levizje. Ka nje ekran 5.5” Quad HD 3D i projektuar per te patur imazhe thuajse perfekte edhe nen driten e diellit. Sic e kemi parashikuar dhe me pare, U 11 ka nje procesor teper potent Qualcomm SnapDragon 835, me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie disk. Fotokamera ka kapacitet 12 MP dhe e karakterizuar nga nje sistem stabilizimi optik multiaks dhe autofokus super te shpejte. Kjo sepse eshte e perballon teknologjine HDR Boost. 

Koncepti i shtrengimit Edge Sense:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=mvS7z0TgWe4″ width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

Fotokamera Selfie ka nje risolucion 16 MP me teknologjine UltraPixel. Foto selfie jane te mrekullueshme, mbase me te mirat te mundshme ne boten e sotme te smartphoneve. Fotokamera Selfie perdor te njejten teknologji HDR Boost si fotokamera kryesore.

Per sa i perket kapacitetit Audio, kemi te bejme me nje permiresim te dukshem. HTC U 11 sjell teknologjine audio HTC USonic, qe mundeson eliminimin aktiv te zhurmes dhe kapacitetin per te sintonizuar audion me kapacitetin degjues te veshit. Duke shfrytezuar 4 mikrofone te integruar ne aurikolaret USonic, keto te fundit arrijne te testojne nivelin e degjimit sonar te veshit, dhe adaptojne audion ne baze te ketij kapaciteti. Veti vertet fantastike. Altoparlantet jane te teknologjise HTC BoomSound Hi-Fi Edition. Audio eshte me te vertet e denje per nje top class.

Karakteristikat teknike te permbledhura:

  • Permasat: 153.9 x 75.9 x 7.9mm
  • Pesha: 169g
  • Ekrani: 5.5″ Quad HD (2560 x 1440) Super LCD 5, 3D Corning Gorilla™ Glass 5
  • Rrezistent nga uji dhe pluhurat (IP LEVEL): IP67
  • Sistemi operativ: Android Nougat 7.1 con HTC Sense
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 835 64-bit octa-core @2.45GHz
  • RAM: 4GB
  • Memoria: 64GB memoria disk, e sgjerueshme deri ne 2 TB
  • Fotokamera primare: 12MP HTC UltraPixel 3, 1.4μm permasat pixel, UltraSpeed Autofocus, BSI sensor, stabilizim optik, hapje objektivi f/1.7 , Dual LED flash, njohje fytyre, formate  RAW, HDR Boost, Panorama, Hyperlapse, video slow motion (1080p at 120fps), video 4K me 3D Audio,regjistrim Hi-Res stereo, Acoustic Focus, Video Pic.
  • Fotokamera selfie: 16MP, BSI sensor, HDR BOOST, Video FHD 1080
  • Audio: HTC USonic me Active Noise Cancellation, HTC BoomSound Hi-Fi edition, regjistrim 3D Audio me 4 microfoni, Hi-Res audio
  • SIM: Nano SIM
  • Sensoret: Edge Sense, sensore ndricimi ambiental, sensore afersie, Motion G, busull, xhiroskop, magnetometer, shenje gishtash,Hub activity tracking.
  • Nderlidhja: USB Type-C 3.1 Gen 1, Bluetooth 4.2, Wi-Fi: 802.11 a/b/g/n/ac (2.4 & 5GHz), NFC, HTC Connect
  • Bateria: 3000mAh

Video prezantimi HTC U 11:

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=vbC4q_2nq5I” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.