Zyrtare Honor 9 sapo u prezantua nje
Celulare Lajmet e fundit

Zyrtare || Honor 9 sapo u prezantua ne Kine • ose.al

Zyrtare Honor 9: prezantimi, karakteristika teknike, fotografite e para

Ne azhornim te artikujve te me parshem te ose.al, percjellim prezantimin zyrtar te celularit te ri Honor 9. Fillojme duke ju thene se menjehere eshte mbiquajtur “I bukuri”. Pak caste me pare ne Kine u prezantua zyrtarisht dhe kjo na krijon mundesine e nje vleresimi fillestar mbi estetiken dhe performancen.

Skeda teknike e pjesshme:

  • Ekrani: 5,15” full HD (1.080 x 1.920 pixel) 2.5D
  • Procesori: Kirin 960 octa-core + i6 co-processor, con GPU Mali G71
  • RAM: 4 / 6 GB RAM
  • Memoria disk:  64  / 128 GB e zgjerueshme
  • Fotocamera kryesore: 20 megapixel (monokrom) + 12 megapixel (RGB), me dual-tone LED flash, autofokus lazer, PDAF, CAF, f/2.2, 4K video rregjistrim
  • Fotocamera selfie: 8 megapixel f/.20
  • Nderlidhja: dual SIM hibrid (nano+ nano/microSD) LTE, Wi-Fi 802.11ac (2,4/5 GHz), Bluetooth 4.2 LE, GPS, NFC, USB Type-C
  • Permasat: 147,3 × 70,9 × 7,45 mm
  • Pesha: 155 grammi
  • Bateria: 3.200 mAh me karikim te shpejte
  • Sistemi Operativ: Android 7.0 Nougat con EMUI 5.1

Honor 9 vazhdon linjen e vendosur nga paraardhesi Honor 8 Pro. Praktikisht konfirmon te gjitha karakteristikat e Honor 8 Pro, pervec permasave. Ne ndryshim nga ky i fundit qe ka nje ekran prej 5.7”, Honor 9 ka nje ekran pak me te vogel prej 5.5”. Nga ana estetike ka pak diferenca. Sensori i shenjes se gishtave eshte spostuar ne pjesen frontale te dispozitivit. Kjo ka mundesuar qe “kurrizi” i Honor 9 te jete me elegant dhe me i bukur se “Honor 8 Pro”. Performanca dhe eksperienca e perdorimit mendojme do te jete pak a shum e njejte me Honor 8 Pro (per te lexuar recensionin e ketij te fundit kliko ketu).

Dalja ne treg dhe Cmimi:

Ne kine Honor 9 do te dale ne treg nga data 19 Qershor me ngjyrat Blu, Ari, Gri dhe i Zi. Cmimi do te jete rreth 2.299 yuan, pra rreth € 300 per modelin 4 GB RAM / 64 GB Memorie, rreth € 355 per modelin 6 GB RAM / 64 GB Memorie, dhe rreth € 395 per modelin 6 GB RAM / 128 GB Memorie. Prezantimi i Honor 9 per tregjet europiane do te zhvillohet ne fund te qershorit. Vetem atehere do te mund te dime me saktesi cmimin dhe disponibilitetin e prenotimeve.

Kini parasysh qe Honor 8 Pro erdhi ne europe me nje cmim prej € 549. Pra nuk eshte e thene qe dhe Honor 9 te pesoje nje rritje cmimi per tregjet europiane.

Gjithesesi karakteristika kryesore mund te themi se jane shpejtesia e perdorimit, dhe natyrisht bukuria estetike:

Ndjekin artikuj te tjere…

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.