Celulare Lajmet e fundit

ZTE patenton nje design te ri celulari me “dopio-gadishull”

Kompania e famshme kineze, ZTE, aktualisht ndodhet ne nje gjendje jo fort te mire biznesi. Te ardhurat nga shitjet e vitit 2017 ishin ne renie drastike, sidomos per arsye te pamundesise se kompanise per te blere procesore Qualcomm.

Objektivi i saj per vitin e ardhshem eshte “te godase” ate pjese te tregut e cila bazohet shume ne design kur blen nje smarthpone. Per kete arsye mendohet se kompania kineze po mendon te hedhe ne treg nje variant te ri design me “gadishull” ne pjesen e ekranit. Por kesaj rradhe nuk behet fjale per thjeshte nje kopje te iPhone X. ZTE ka patentuar nje design i cili permban dy gadishuj me sensore, njeri ne pjesen e siperme te ekranit dhe tjetri ne pjesen e poshtme.

Foto ZTE patenton design:

Siç shihet ne fotografite e mesiperme, gadishulli ne pjesen e siperme te ekranit i ngjan shume Essential Phone, ndersa ai ne pjesen e poshtme i ngjan iPhone X. Ne gadishullin e poshtem shihet dhe nje hapesire sensori ku mendohet se do te vendoset pikerisht sensori i shenjes se gishtave.

Celulari i ri ZTE me kete design mendohet se do te dale ne pjesen e pare te vitit 2019. Le te shohim nese ZTE do te riperterihet me celularet e ardhshem.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.