apple iPhone 8 Plus-iphone X-apple iphone 8-logo-iOS 10
Lajmet e fundit

Eventi Apple: ” Shumë zhgënjyes”! 🤔🤔

Dita e pardjeshme ishte një ditë e ngarkuar përsa i takon botës së teknologjisë. Huawei, Xiaomi dhe Apple mbajtën evente për të prezantuar produktet e tyre të fundit. Huawei dhe Xiaomi shkëlqyen me prezantimet e super telefonave të tyre Huawei P20 Pro, Huawei Porsche Design Mate RS dhe Xiaomi Mi Mix 2S. Me pak fjalë zhgënjeu plotësisht eventi Apple. Në këtë event pritej prezantimi i iPadë-ve më të lirë dhe iPhone SE2 por asnjë nga këto nuk u prezantua.

Stari i eventit ishte iPad-i i ri 9.7 inch me suport për Apple Pen

ndërsa pjesa tjetër ishte e detikuar shkollës dhe rëndësisë së iPad në Shkolla. Më poshtë do të gjeni gjithçka që u prezantua gjatë eventi Apple: 

Eventi Apple: Prezantimi i iPad-it të ri 9.7 inch

ipad pro nje

Ipad-i i ri i Apple duket njësoj me iPad-ët e lançuara gjatë dy viteve të fundit por  tani vjen me suport për lapsin 99$ të Apple. Ky laps suportohej deri më tani vetëm nga iPad Pro.

tani mund të vizatoni dhe të mbani shënime   dhe në këtë model më të ”lirë”.

Ndryshimi tjetër i vetëm nga iPad-ët e mëparshëm është përdorimi i Proçesorit më të fuqishëm A10. Ndërsa pjesa tjetër mbetet njësoj: Pesha, opsionet 4G/Wifi dhe ngjyrat

Çmimi për modelin Wifi 32 Giga do të jetë 320$ dhe për versionin 4g 459$

 

1.Schoolwork

Ky program i ri nga Apple i prezantuar për mësuesit, do ti lejojë ata që ti shpërndajnë shënimet dhe detyrat më lehtë me studentat. Ky program do ti lejojë gjithashtu mësuesit të kontrollojnë në kohë reale progresin e studentave . Vetëm mësuesi do të lexojë të dhënat e studentit duke premtuar kështu siguri të të dhënave. Schoolwork do të lançohet në Qershor dhe do të nisi të shfaqet nëpër shkolla vitin tjetër.

2.AR apps for the classroom

Apple tha që IOS është platforma më e madhe përsa i përket realitetit të miksuar (AR) . Këtë e tregoi më së miri me disa nga programet e saj AR.

Një nga këto programe lejoi studentat e mjekësisë të kryenin një “autopsi” me anë të lapsit tek një bretkocë virtuale.

Apple u shpreh se AR do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si studentat do të mësojnë në të ardhmen.

Të tjera :

– Përditësim i iWork për suportim ndaj Apple Pencil

– Përditësim i GarageBand dhe Clips

– 200 Giga falas për studentat në iCloud

– Opsion për të përdorur një iPad me llogari të ndryshme

– Lejimin e përdorimit të lapsit Logitech Crayon (50$)

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.