Lajmet e fundit

ZeroLemon, kasa mbrojtese + bateri 5500 mAh per Galaxy Note 8 • ose.al

Nje nga meraqet me te medha qe kane fansat e Samsung Galaxy Note 8 eshte kapaciteti i baterise. Natyrisht te kesh nje celular kaq potent dhe me ate super ekran, dhe te mos keshe bateri te mjaftueshme eshte jashtezakonisht per te ardhur keq. Megjithese nga çdo test i kryer Note 8 ka treguar se zoteron nje bateri 3300 mAh mjaft te rehatshme per te mbyllur nje dite pune.

Kapaciteti i saj dhe procesori SD835 tregojne nivele te ulta konsumimi, te pakten persa i perket perdorimit te normalizuar intensiv.

Gjithesesi shpesh je i detyruar ta perdoresh celularin per shume kohe. Sidomos Note 8, qe eshte smartphoni i duhur per ata qe zhvillojne punen e tyre edhe ne smartphone, ka rrezik te larte konsumimi te baterise. Nese do ti bashkengjitim nevojes per pak bateri shtese, edhe nevojen per te mbrojtur celularin nga reniet apo thyerjet, ja ku vjen dhe ideja gjeniale e ZeroLemon.

Foto ZeroLemon SlimPower:

zerolemon

Kompania e famshme e kasave mbrojtese ka nxjerre ne treg nje produkt fantastik. Nje kase mbrojtese mjaft rezistente dhe elegante, por qe ka nje bateri te integruar prej 5500 mAh per Samsung Galaxy Note 8. Kjo bateri sipas te dhena do te mundesoje 48 h bisedim telefonik, 16 h shikim videosh dhe 74 h degjim muzike.  Me siguri do te mundesoje te pakten nje rikarikim te plote te Note 8 duke shfrytezuar teknologjine e rikarikimit wireless. zerolemon nje Ajo qe bie ne sy menjehere per produktin ZeroLemon SlimPower te Note 8 eshte design. Shume me i bukur se sa homologet e tij te S8 dhe S8+. Ai eshte elegant, i holle dhe me te vertete i thjeshte. Korniza e siperme dhe e poshtme jane shume me te holla. Gjithashtu hapesira per sensorin e shenjes se gishtave dhe te fotokameres eshte shume me e madhe. Nderkohe ne pjesen e poshtme te kases mbrojtese ndodhet dhe nje sensor LED i cili tregon nivelin e konsumimit te baterise se integruar ne ZeroLemon SlimPower. zerolemon Aktualisht çmimi nga fabrika i ketij gadgeti mjaft interesant eshte rreth 40 €. Nese kemi parasyshe kapacitetin mbrojtes dhe rikarikues te baterise, atehere kemi te bejme me nje objekt fantastik qe ka nje çmim shume te lire.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.