Gama e celularëve Xiaomi hyn në serinë e pestë pasi janë konfirmuar 3 modele të reja – Xiaomi Redmi Note 5. Prezantimi është realizuar me një seri slidesh që përmbledhin karakteristikat kryesore të celularit.
Karakteristikat
Fillojmë me konfirmimin e ekranit 5,5″ me rezolucion FullHD dhe teknologjisë ISP. Për proçesorin do kemi të bëjmë me SoC Snapdragon 630 dhe 660. Të dyja SoC janë gjithsesi realizuar me procesin e prodhimit në 14 nm, e cila duhet të rezultojë në një përmirësim në drejtim të efikasitetit.
Sektori multimedia përbëhet nga një kamera e pasme prej 16 MP me sensor 234 IMX të prodhuar nga Sony. Lentja ka një hapje prej f/2.0 dhe fokus shumë të shpejtë PDAF (0.3 sekonda për të kyçur fokusin). Kamera e përparme integron një sensor 13 megapixel, ndërsa trupi strehon 3790 mAh bateri. Bateria mund të rikarikohet duke shfrytëzuar në mënyrë të shpejtë QuickCharge 3.0 nëpërmjet portës USB-C.
Kapaciteti i baterisë është reduktuar në krahasim me Redmi Note 4 (4100 mAh). Kjo është një zgjedhje që ka bërë të mundur që trashësia e terminalit të jetë 7.5mm (8.4mm modeli i mëparshëm).
Xiaomi Redmi Note 5 do të jetë në dispozicion në tri variante, të diferencuara sipas RAM-it dhe magazinimit. Çmimet fillojnë nga 1200 juan:
- 3GB RAM dhe 32GB magazinim për 1.200 juan (155 euro)
- 4GB RAM dhe 32GB magazinim për 1.400 juan (181 euro)
- 4GB RAM dhe 64GB magazinim për 1,500 juanë (194 euro)
Ju lutem vini re se informacioni i raportuar sapo është nxjerrë nga disa slide onlide dhe ende mungon njoftimi zyrtar. Nuk mendojmë gjithsesi se do kalojë dhe shumë kohë për daljen në treg të këtij terminali.