Xiaomi shton dy celularë të rinnj: Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus
Xiaomi Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus janë protagonistët e imazheve të para zyrtare të lëshuara në internet. Këto janë dy smartfone të mesëm që Xiaomi do të paraqesë më 7 dhjetor në Kinë.
Lexo edhe: Xiaomi R1
Imazhet u postuan në Twitter nga Donovan Sung, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve në Xiaomi. Imazhet konfirmojnë projektin e publikuar në internet tashmë gjatë ditëve të fundit. Të dy pajisjet do të kenë një ekran me një raport formë prej 18:9. Kornizat frontale janë mjaft të vogla. Sensori për njohjen e gjurmëve të gishtërinjve është i pozicionuar në pjesën e pasme të celularit.
Ngjyrat e ndryshme të Xiaomi Redmi 5 dhe versionit Plus.
Pjesa tjetër e specifikimeve teknike, që deri më tani kanë dalë si thashetheme dhe pikë referimi, kanë të bëjnë vetëm me modelin Redmi 5 që duhet të jetë nga një SoC Snapdragon 450 i shoqëruar nga 2/3/4 GB RAM, 16/32/64 GB memorie të brendshme dhe një bateri të integruar me një kapacitet maksimal prej 3300 mAh.
Gjithashtu do të implementojë një ekran HD+ 5.7″, një kamerë kryesore 12MP dhe një kamerë frontale 5MP, të gjitha në një trup metalik me përmasa 151.8 x 72.8 x 7.7 mm dhe një peshë prej 157 gr.
Videoja zyrtare e Xiaomi Redmi 5 dhe 5 Plus (e ngarkuar këtu në një llogari jozyrtare të YouTube, ndërsa origjinalja është përfshirë në kanalin zyrtar Weibo të Xiaomi) është postuar edhe në internet.
Asnjë lajm në lidhje me versionin më të përparuar Xiaomi Note. Ai tashmë është shfaqur në disa website në internet dhe e pajisur me karakteristika pak më të larta. Ne vetëm duhet të presim edhe disa ditë për të njohur të gjithë të vërtetën rreth gamës së re të Redmi-t të Xiaomit.