Xiaomi Redmi 5-foto
Celulare Lajmet e fundit

Xiaomi Redmi 5 dhe 5 Plus: karakteristika dhe çmim 🔝🔝

Xiaomi shton dy celularë të rinj: Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus

Xiaomi Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus janë protagonistët e imazheve të para zyrtare të lëshuara në internet. Këto janë dy smartfone të mesëm që Xiaomi sapo paraqiti në Kinë.

Lexo edhe: Xiaomi R1

Imazhet u postuan në Twitter nga Donovan Sung, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve në Xiaomi. Imazhet konfirmojnë projektin e publikuar në internet tashmë gjatë ditëve të fundit. Të dy pajisjet do të kenë një ekran me një raport formë prej 18:9. Kornizat frontale janë mjaft të vogla. Sensori për njohjen e gjurmëve të gishtërinjve është i pozicionuar në pjesën e pasme të celularit.

Karakteristikat e Xiaomi Redmi 5

Pjesa tjetër e specifikimeve teknike,  kanë të bëjnë vetëm me modelin Redmi 5 që përbëhet nga një SoC Snapdragon 450. Shoqërohet nga 2/3 GB RAM, 16/32 GB memorie të brendshme dhe një bateri të integruar me një kapacitet maksimal prej 3300 mAh.

  • Ekran LCD da 5.7″ HD+ (1440x720p) e aspekt 18:9
  • SoC Qualcomm Snapdragon 450
  • GPU Adreno 506
  • 2/3GB memoria RAM
  • 16/32GB memorie të brendshme + mikro SD
  • Fotokamera kryesore: 12MP
  • Fotokamera për selfie: 5MP
  • Bateria: 3300 mAh
  • Jack audio:  3.5mm
  • Sistemi operativ: Android Nougat me MIUI 9
  • Përmasata 151.8 x 72.8 x 7.7mm
  • Pesha: 157gr

Karakteristikat e Xiaomi Redmi 5 Plus.

Modeli Xiaomi Redmi 5 Plus shoqërohet nga një SoC Snapdragon 450. Ne brendesi nga 3/4 GB RAM, 32/64 GB memorie të brendshme dhe një bateri të integruar me një kapacitet maksimal prej 4000 mAh.

  • Ekran LCD da 5.99″ FHD+ (2160x1080p) e aspekt 18:9
  • SoC Qualcomm Snapdragon 625
  • 3/4GB memoria RAM
  • 32/64GB memorie të brendshme + mikro SD
  • Fotokamera kryesore: 12MP
  • Fotokamera për selfie: 5MP
  • Bateria: 40000 mAh
  • Jack audio:  3.5mm
  • Sistemi operativ: Android Nougat me MIUI 9
  • Përmasata 158.8 x 75.45 x 8.05mm
  • Pesha: 179gr

Të dy celularët do dalin me ngjyrat Gold, Rose Gold, Blue e Black duke filluar nga 12 dhjetori. Redmi 5 do shitet me një çmim 799/899 Yuan (102 / 115 euro), ndërsa Redmi 5 Plus me 999/1299 Yuan (128 / 166 euro circa).

Videoja zyrtare e Xiaomi Redmi 5 dhe 5 Plus (e ngarkuar këtu në një llogari jozyrtare të YouTube, ndërsa origjinalja është përfshirë në kanalin zyrtar Weibo të Xiaomi) është postuar edhe në internet.

Asnjë lajm në lidhje me versionin më të përparuar Xiaomi Note. Ai tashmë është shfaqur në disa website në internet dhe e pajisur me karakteristika pak më të larta. Ne vetëm duhet të presim edhe disa ditë për të njohur të gjithë të vërtetën rreth gamës së re të Redmi-t të Xiaomit.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.