Celulare Lajmet e fundit

Xiaomi R1, konfirmohen imazhet e celularit te ri…per cilen seri behet fjale?

Dihet tashme qe nje nder kompanite ne rritje per prodhimin e dispozitiveve elektronik eshte kinezja Xiaomi.

Celulareve te shumte te kesaj marke do ti shtohet edhe nje tjeter dispozitiv mjaft interesant i fashes se ulet te çmimeve. Behet fjale per te ashtuquajturin Xiaomi R1. Lajmet mbi ardhjen ne treg te ketij dispozitivi kane dale ne vije jo zyrtare nga vete Xiaomi. Gjate dites se sotme keto lajme jane thuajse konfirmuar. Kjo sepse u hodhen ne rrjet dy fotografi te nje dispozitivi Xiaomi me “cover” te rende per te mos u njohur. Keto fotografi jane shkrepur ne nje metro ose tren, ne duart e nje perdoruesi qe me shume mundesi mund te jete nje “tester” i Xiaomi.

Foto Xiaomi R1

xiaomi r1xiaomi r1

Ne keto imazhe shihet qarte qe celulari ka nje ekran me raport 18:9, full screen dhe microUSB me jack audio 3.5mm. Keto karakteristika afrohen mjaft me serine Remi Note.

Pra me shume mundesi behet fjale per dispozitivin e ri Xiaomi Remi Note 5, qe ne aspektin e design mund ti ngjaje shume Xiaomi Mi Mix 2.

Lajmi me interesant ne lidhje me Xiaomi R1 (ose Redmi Note 5) eshte natyrisht çmimi. Mendohet se nga fabrika ai do te dale me nje çmim rreth 1.499 yuan, ose me sakte 190 €.

Foto render Xiaomi R1

xiaomi r1

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.