Lajmet e fundit

Xiaomi ne Spanje hap qendren e pare zyrtare ne Europe,zgjerimi vazhdon

Nje nga problemet kryesore te perdoruesve te Xiaomi ka qene gjithmone fakti i asistences teknike nga kompania kineze. Duke e pasur qendren ne Kine dhe pika shitjeje ne Azine jug-lindore, Xiaomi nuk arrinte te ofronte nje sistem asistence dhe dorezimi fizik per perdoruesit e shumte ne bote.

Gjithashtu shitjet kryheshin pergjithesisht nga website e-commerce te famshem si per shembull Gearbest dhe AliExpress.

Rritja e madhe e shitjeve dhe suksesi i kompanise Xiaomi ne bote, jo vetem ne fushen smartphone, ka detyruar kompanine te investoje dhe ne dyqane fizike ne Europe.

Xiaomi ne Spanje:

xiaomi ne spanjeNe kete aspekt, vjen lajmi qe eshte hapur qendra e pare Xiaomi ne Europe, dhe pikerisht ne Spanje. Kjo lejon gjithashtu Xiaomi qe te kryej dergesa ne te gjithe Europen edhe nepermjet Amazon EU. Aktualisht dispozitvie si per shembull Redmi 4A, Redmi 4X, Redmi Note 4, Mi A1, Mi 6, dhe Mi Mix 2 kane filluar shitjen direkte ne kete dyqan dhe nepermjet Amazon.

Ky lajm jo vetem eshte pozitiv ne aspektin e prezences fizike te Xiaomi ne territor persa i perket dergesave dhe asistences, por eshte pozitiv edhe per faktin qe tregon suksesin e jashtezakonshem te dispozitiveve Xiaomi. Shume prej te cileve jane aktualisht BEST BUY, pra celularet me te mire per raportin çmim / kualitet.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.