Lajmet e fundit

Xiaomi Mi7 me SD 845 dhe 6GB RAM

Prodhuesi i dytë kinez në tregun e smartfonëve pas Huawei po planifikon daljen ne treg te 2 celulareve top klas. I pari tashmë i konfirmuar, është Xiaomi Mi Mix 2S që do të zyrtarizohet më 27 mars. I dyti është Xiaomi Mi7, por nuk dimë ende datën e lëshimit. Në Geekbench u shfaq vetëm një pajisje e kësaj kompanie me emrin e kodua Dipper, gjë që na bën të mendojmë se është pikërisht Xiaomi Mi7.

xiaomi mi7-foto

Në të vërtetë, Dipper kujton emrin e një konstelacioni të famshëm dhe zakonisht ylli i serive Mi është identifikuar me emra që lidhen me astronomine. Xiaomi Mi7 i dyshuar u shfaq me një procesor okta-core Qualcomm Snapdragon 845, më të mirë absolute të Qualcomm, të cilat mund të arrijnë një frekuencë prej 2.9 GHz dhe gjithashtu ka një modul hardware dedikuar për inteligjencën artificiale.

Procesori shoqërohet me 6 GB RAM, ndërsa sistemi operativ i instaluar në pajisje është Android 8.0 Oreo.

Xiaomi Mi7 me këtë konfiguracion arriti një rezultat prej 2449 pikësh në performancën me një core dhe 8309 pikë në multi-core në Geekbench. Sipas thashethemeve, Xiaomi dhe Qualcomm kanë bashkëpunuar për realizimin e një versioni të veçantë të Snapdragon 845 ekskluzive për pajisjet e kompanisë kineze. Karakteristika të tjera të sugjeruara nga thashethemet përfshijnë një ekran OLED dhe ngarkim të shpejtë.

Për më shumë informacione na ndiqni në artikujt e ardhshëm!

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.