Lajmet e fundit

XIAOMI “çmendet”, prezantoi sot edhe MI NOTE 3 • ose.al

Tjeter hedhje ne treg per Xiaomi me modelin Mi Note 3. Kompania kineze shpejt mund te kthehet ne gjigandin nr.1 boteror per dispozitivet elektronik dhe jo vetem! 🌐 Ne rastin e smartphoneve, dje hodhi ne treg te shumepriturin Xiaomi Mi Mix 2.

Lexo edhe: Xiaomi Mi Mix 2 – thjesht spektakolar

Perkrah tij, erdhi dhe nje smartphone tjeter i fashes se mesme. Ky i fundit duket mjaft interesant si per nga karakteristikat dhe per nga çmimi.👏👏

Behet fjale per XIAOMI MI NOTE 3:

Mi Note 3 ne pergjithesi ngjan si vellai i madh i Xiaomi Mi 6. Ai vihet ne jete nga nje procesor SnapDragon 660 me rendiment te sigurte, dhe ka nje memorie RAM prej 6 GB mjaft te fuqishme. E gjithe kjo shoqerohet me nje memorie ROM prej 64 GB ose 128 GB.

Nje tjeter similaritet me Mi 6 ( por edhe Mi A1) eshte prezenca e Fotokameres “Dual Camera“. Mi Note 3 ne fotokameren kryesore ka dy sensore prej 12 MP secili dhe nje zoom optikal prej 2x. Mundesia e shkrepjes me modalitetin “Portrait Mode” eshte nje tjeter risi teper interesante per te apasionuarit e fotografise dhe “social network foto-style”. Fotokamera selfie vjen me 16 MP dhe ka nje opsion teper te bukur: “Adaptable AI Beutify“. Kemi te bejme me nje lloj inteligjence artificiale ne app-in e fotove qe rregullon lekuren, ngjyrat dhe format e fytyres automatikisht.

Aspekt tjeter mjaft interesant eshte kapaciteti i baterise: 3500 mAh me karikim te shpejte “Quick Charge 3.0” .

Persa i perket karakteristikave dhe çmimit, Xiaomi Mi Note 3 do te hidhet ne treg me keto konfigurime:

  • € 380 per RAM 6 GB dhe ROM 64 GB i Zi
  • € 460 per RAM 6 GB dhe ROM 128 GB i Zi
  • € 490 per RAM 6 GB dhe ROM 128 GB Blu

copyright ©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

8 thoughts on “XIAOMI “çmendet”, prezantoi sot edhe MI NOTE 3 • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.