Celulare Lajmet e fundit

Xiaomi Mi Mix 2: prezantimi me 11 Shtator. I pari celular në botë me…

Përveç ngjarjes të caktuar për të datën 5 shtator, Xiaomi shpall një tjetër takim për 11 shtator. Kjo do jetë data kur do të paraqesë Xiaomi Mi Mix 2, celular ky shumë i pritur në ambientet e botës së teknologjisë. Lajmi doli online nëpërmjet rrjetit social kinez Weibo dhe u shoqërua nga një imazh që eliminon të gjitha dyshimet rreth celularit që do të zyrtarizohet.

Lexo edhe: Recensione e Xiaomi Mi Mix

Xiaomi Mi Mix 2-fotoSi celulari aktual Mi Mix, edhe modeli i ri do të jetë e pajisur me një ekran më të madh se 6″. Me sa duket do jetë 6.4″ me rezolucion QHD dhe pothuajse me korniza jo-ekzistente dhe sidomos të vogla në krahasim me shumicën e konkurrentëve “tradicionale”. Sipas thashethemeve, do kemi të bëjmë SoC Snapdragon 835 me 6GB RAM. Brënda do gjejmë 4,500 mAh bateri dhe një software Android 7.1.1 Nougat. Nuk besojmë se duhet të presim shumë për të parë dhe Android 8.0 Oreo.

Xiaomi Mi Mix 2: Lexuesi i shenjave të gishtave  i fshehur nën ekran

Në mesin e risive të tjera teknologjike që do të sjellë me vete Xiaomi Mi Mix 2, ne mund të gjeni një kapsulë zëri të zhvilluar në bashkëpunim me ACC që sjell cilësi shumë të lartë. Por ajo që është më interesante është lexuesi për shenjat e gishtave i fshehur nën ekran. Mi Mix 2 do bëhej në këtë mënyrë si celulari i parë në botë me këtë teknologji. Edhe zgjedhja e datës 11 shtator është e goditur. Apple ka ndërmënd të prezantojë më datë 12 Shtator iPhone 8 dhe ka shumë persona që besojnë se një nga karakteristikat kryesore do jet lexuesi i shenjave të gishtave brënda në xham. Në këtë mënyre Xiaomi kërkon të prishi sadopak festën e Apple.

Xiaomi është gati të sjell një teknologji të re në peizazhin e celularëve Android. Do shihemi pra, më 5 dhe 11 shtator.

Gusht 2017 ©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.