xiaomi mi max 3
Celulare Lajmet e fundit

XIAOMI MI MAX 3, informacione zyrtare mbi celularin e ri!

Celulari i pare qe do te prezantohet nga kompania e famshme kineze ne vitin 2018 do te jete Xiaomi Mi Max 3.

Kemi arritur te mbledhim disa informacione mjaft intersante mbi kete dispozitiv, per te apasionuarit e Xiaomi. Celulari do te ofrohet ne tre ngjyra te ndryshme, nder te cilat njera eshte e zeze dhe dy ngjyra me hije te ndryshme blu. Ne pjesen e pasme do te kete nje set “dual camera” dhe logon e Xiaomi.

Me te vertete i madh do te jete ekrani prej 7” dhe raport 18:9. Rizolucioni pritet te jete 1080 x 2160. Fotokamera kryesore e tipit “Dual Camera” do te perbehet nga dy sensore prej 12 MP, ndersa fotokamera selfie nga nje sensor 5 MP.

Nje nder aspektet me te rendesishme ka te beje me baterine. Ajo do te kete nje kapacitet prej plot 5500 mAh dhe pritet te kete kohezgjatje te pakten dy ditore.

Nderkohe qe i gjithe sistemi do te vihet ne jete nga nje proçesor SnapDragon 660 dhe dy versione RAM, njeri prej 3 GB me 64 GB ROM dhe tjetri prej 4 GB me 128 GB ROM. Me shume mundesi Xiaomi Mi Max 3 do te hidhet ne treg ne muajin qershor me nje çmim nga fabrika prej rreth 264 $.

Foto Xiaomi Mi Max 3:

xiaomi mi max 3

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.