xiaomi mi a1
Lajmet e fundit

XIAOMI MI A1 me Android puro fabrike vjen ne design RED

[perditesim 19.12.2017]

Xiaomi ka hedhur ne treg nje vesion Special Edition te celularit te tij Mi A1 Android One. Behet fjale per nje design ngjyre te kuqe flake, me te vertete shume te bukur. Ne fillim ky dispozitiv do te hidhet ne treg ne Indonezi, dhe me poshte sjellim foto publicitetin e Xiaomi per kete event:

xiaomi mi a1

Cmimi i keti varianti nga fabrika do te jete rreth $ 215.

Perveç design-it te bukur ngjyre te kuqe, specifikat teknike te tij do te jene te njejta. Ndaj ju ftojme te vazhdoni leximin 😉

Njihuni me Xiaomi Mi A1, dhe karakteristikat e tij:

Shume perdorues smartphonesh shpesh lodhen nga sistemet operative tejet te nderlikuara dhe te renduara. Nganjehere eshte me mire te kesh diçka te thjeshte, efektive dhe te shpejte.

Ky eshte objektivi i ketij Xiaomi Mi A1, qe sapo u prezantua nga kompania kineze. Per kete smartphone Xiaomi dhe Android bashkepunuan ne menyre te ngushte. Xiaomi eshte prodhuesi fizik, ndersa Android ofroi sistemin operativ “puro” dhe financimet. Motoja: “Created by Xiaomi, Powerd by Google” 😍😍

Behet fjale per nje dispozitiv i fashes se mesme persa i perket çmimit, por me karakteristika mjaft interesante:

Ekrani 5.5 Full HD 1080 p bashkuar me nje trup metalik mjaft rezistent. Vihet ne jete nga procesori me kapacitet te sigurte dhe te testuar SnapDragon 625, me çip Octa Core. Memoria RAM prej 4 GB dhe memoria ROM prej 64 GB. Bateria mjaft e mire prej 3080 mAh. 

Karakteristika kryesore ka te beje me fotokameren. Nje super “Dual Camera” me dy sensore prej 12 MP secili, dhe optical zoom 2x. Ju kujtohet? Eshte e njejta fotokamer qe ka sot iPhone 7 Plus!!😱😱😱😱

Por çmimi eshte njesoj si iPhone 7 Plus ??…..imagjinoni qe flitet per nje çmim nen 300 € ne Europe 😵

Njihuni me Xiaomi Mi A1 dhe ne keto foto:

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.