xiaomi mi 8 tre
Celulare Lajmet e fundit

Xiaomi Mi 8 ne imazhet e para live dhe thuajse zyrtare 😍😍

Xiaomi Mi 8 u shfaq në imazhe të reja live që konfirmojnë se ekziston gadishulli “notch” në pjesen e siperme të ekranit dhe SoC Qualcomm Snapdragon 845. Prezantimi zyrtar i produktit është planifikuar për nesër , 31 maj 2018.
 
Xiaomi Mi 8 mund të debutoje që nga dita e parë në një numër të madh të tregjeve, krahasuar me Mi 7. Në Reddit eshte publikuar dhe logja zyrtare qe bazohet ne numrin 8, i shoqëruar nga monumentet më përfaqësuese të vendeve ku Mi 8 do te lançohet.
 
 
Përveç Kinës, 8 tregjet e përzgjedhura do të jenë Italia, Spanja, Franca, Egjipti, Rusia, India, Tailanda dhe Vietnami. Nën dritën e lëvizjeve të fundit komerciale të Xiaomit, nuk do të na habiste që ky informacion mund të konfirmohet zyrtarisht gjatë eventit që do të mbahet nesër në Pekin. Mbetet të shihet nëse, në të vërtetë, të 8 vendet e përmendura do të jene pjese e lançimit zyrtar. Përgjigja për këtë dhe pyetje të tjera do të vijë për disa orë.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.