xiaomi mi 8 explorer-edition
Celulare Lajmet e fundit

Xiaomi Mi 8 Explorer – Ja data zyrtare 😍😍

Xiaomi lançoi 3 telefonat e saj më të mirë në Maj – verisionin bazë Mi 8, versionin Lite të quajtur Mi 8 SE dhe variantin më të fuqishëm të quajtur Mi 8 Explorer. Ndërkohë që dy modelet e para kanë qenë në shitje që në fillim Qershori, modeli i tretë akoma nuk ka dalë në shitje, por u shfaq në TENAA javën e kaluar. 
 
Sipas një posteri, Mi 8 Explorer do të lançohet me 24 Korrik  në Kinë. Telefoni listohet me një çmim prej 473 eurosh, pak më lirë se çmimi që u prezantua tek eventi në Maj.
 
 
Fotoja, megjithatë nuk vjen direkte nga Xiaomi, duke hedhur kështu dyshim për vërtetësinë e saj. Por në qoftë se data është reale, atëhere Mi 8 Explorer do të vijë me të gjitha risitë e tij – skanues gishti nën ekran, skanim fytyre 3D, Dual GPS dhe një panel transparent mbrapa. 
 
Specifikat e tjera përfshijnë 8 Giga RAM dhe 128 Giga memorje, 2 kamera 12 mpx mbrapa dhe një kamera para 20mpx .
 
Bateria e telefonit është 3000mAh dhe karikohet nga USB-C që përdoret dhe si portë për kufjet, pasi që nga viti 2017 Xiaomi ka hequr portën e kufjeve nga modelet Mi.
Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.