Celulare Lajmet e fundit

XIAOMI MI 7 me karakteristika super….por design kopje ??

Si do të jetë design i ri i Xiaomi Mi 7 ? Apple prezantoi iPhone X me design-in tashmë të famshëm të “gadishullit” ku ndodhet fotokamera dhe aurikolari. Gjithnjë e më shumë kompani kane preferuar të ndejkin ketë tendencë, duke nisur nga Huawei me serinë e ardhshme P20, Oppo R15, si dhe Vivo me X21 UD ose V9. Ndërsa Xiaomi deri më tani kishte qëndruar larg këtij trendi, por sipas një foto të hedhur në rrjet, që tregon një mbrojtëse xhami nga kompania kineze, shihet se si edhe kjo e fundit së shpejti mund ti bashkohet modës se “gadishullit”. Paneli i xhamit të Xiaomi Mi 7 është shumë i ngj ashëm me ekranin e Vivo X21. Ai duket se do të ketë një kornizë më të hollë të ekranit.

Xiaomi Mi 7 mendohej se do të ishte telefoni i parë Xiaomi me SnapDragon 845, por prezantimi i tij u shty për më vonë për ti hapur rrugë prezantimit të Mi Mix 2s që do të vijë nesër. Nga informacionet e para pritet që Mi 7 të ketë një çmim prej rreth 475 $ nga fabrika për telefonin me 8 GB RAM dhe ekran 5.65 “.

xiaomi mi 7

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.