Xbox One X-data-karakteristikat-spektakel-4K
Lajmet e fundit

Xbox One X: zbulohet data e prezantimit

Microsoft ka zbuluar më në fund emrin zyrtar të projektit “Scorpio“. Xbox One X do jetë një makinë lojrash spektakolare e karakterizuar nga 6 teraflops dhe do të prezantohet më 7 Nëntor.

Konfirmohet përsëri se Xbox i ri do të jetë në gjendje për të siguruar një rezolucion 4K (8 milion pixel. Ajo do të bazohet në 12GB DDR5 RAM dhe një bandë trasmetimi prej  360GB/s. Konfirmhet  gjithashtu edhe prania e lexuesit Blu-ray Ultra HD 4K  dhe përputhja me të gjitha lojrat në dispozicion për Xbox dhe Xbox One S.

Phil Spencer ka konfirmuar çmimin e Xbox One X që mund të blihen për $499. Shumë prej lojrave të Xbox One do të përditësohen fals për të mbështetur rezolucionin 4K në Xbox One X. E pashmangshme prania e lojrave më të bukura për Xbox: Resident Evil 7 dhe Final Fantasy XV.

Mbyllim artikullin me videon e prezantimit nga ana e Microsoft-it.

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.