Windows 10 Snapdragon
Lajmet e fundit Laptop PC

[Guida e plotë] Laptop me bateri që zgjasin disa ditë

Nga bashkëpunimi i Microsoft me Snapdragon zbulohet se të dyja kompanitë gjigande po projektojnë laptopët e parë Windows 10 Snapdragon. Këto laptopë pritet të jenë të pajisur me një bateri e cila zgjat disa ditë. Detaje të reja janë zbuluar nga bashkëpunimi më i fundit dhe ose.al ka siguruar detajet të cilat janë të paraqitura më poshtë. Windows 10 Snapdragon Jo më larg se një javë më parë gjigandët e teknologjisë zbritën në Hong-Kong për Konferencën vjetore të Qualcomm 5G. Një nga emrat më të spikatur në listë ishte Microsoft.

Lajmet e mira vijnë nga përfaqësuesit e Microsoft të cilët kanë shpenzuar kohë për një fjalim ngazëllyes rreth laptopëve të rinj Windows 10 Snapdragon  të fuqizuar nga procesori Qualcom.

Këto laptopë u lajmëruan në Dhjetor 2016  dhe do të ofrojnë një eksperiencë spektakolare në Windows 10. Por tashmë ato do jenë të fuqizuar nga Snapdragon 835. Po, sigurisht procesori i cili fuziqon ekzaktesisht të njëjtët smartphone si Samsung Galaxy S8, LG V30 dhe OnePlus 5. Më poshtë janë 4 gjëra rreth të cilave Microsoft ka folur në konferencën e Qualcomm.

1-    Laptopët do të lancohen në Dhjetor

Vitin e kaluar, Microsoft njoftoi se laptopët Windows 10 Snapdragon do lancoheshin në fund të vitit 2017, por është folur shumë pak për to që prej atij njoftimi. Lajmi i mirë është që laptopët do dalin në treg përpara Krishtlindjeve. Duke folur në këtë konferencë Zëvendës Presidenti i Marketingut të Produkit i Qualcomm tha : “Në Dhjetor vitin e kaluar, ne përcaktuam një afakt kohor për lancimin e këtye pajisjeve. Ne jemi akoma duke e ndjekur planin.”  Ai vazhdoi akoma : “Unë mendoj që pritshmëritë do të arrihen. Ju do të dëgjoni më shumë rreth tyre në javët në vazhdim”.

 Windows 10 Snapdragon

2-    Microsoft po teston qindra pajisje

Nuk është për tu surprizuar fakti se qindra pajisje Windows 10 Snapdragon me procesorin e ri po testohen nëpër zyrat e Microsoft. Një zyrtar i Microsoft Pete Bernard tha për shtypin : “Ne jemi pjesë e këtij udhëtimi prej një viti tashmë. Po punojmë me të vërtetë fuqishëm me pratnerët tonë”. Bernard vazhdoi : “Ne kemi disa qindra pajisje që përdoren cdo ditë në Redmond (Kampusi i zyrave të Microsoft) ”.

 

3-    Laptopët do të kenë një bateri që zgjat më shumë se 1 ditë

Pete Bernard gjithashtu u pyet për kohëzgjatjen e baterisë. Ai tha që ende nuk ka ende shifra të sakta por koha që laptopi mban bateri është “me të vërtetë shumë e mirë”.  “Të jem i sinqertë tha ai është përtej pritshmërive tona”. “Kemi vendosur në kufi të ri për developerat ( programuesit). Është një bateri e atillë e cila mund të përdoret gjatë gjithë ditës. Nuk është nevoja që ta marrësh karikuesen me vete. Ndoshta do të duhet ta karikosh laptopin një herë në disa ditë. Pra, është një bateri që ta mundëson këtë gjë”.  Ai gjithashtu tha që : “Unë do ta konsideroja këtë gjë ashtu sic është konsideruar PC në të kaluarën.”

Windows 10 Snapdragon

4-    Ndoshta mund të ketë versione më të lira

Edhe pse për momentin janë 3 prodhues partner – HP, Asus and Lenovo – por më shumë mundësi kjo ka për të ndryshuar. Si Microsoft dhe Qualcomm sugjeruan që do të ketë akoma partner të tjerë sapo pajisjet me Windows 10 Snapdragon të lancohen. Pete Bernard gjithashtu shtoi se do të ketë një shumëllojshmëri pajisjesh më cmime të ndryshme.

  Po ju a jeni të emocionuar për këtë prespektivë të re të Windows 10 me procesorë telefonash?

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

One thought on “[Guida e plotë] Laptop me bateri që zgjasin disa ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.