Perditesimi WhatsApp 2017
Lajmet e fundit

WhatsApp [Nëntor 2017]: Tani mund të fshini mesazhet

Nuk ka më gabime në WhatsApp. Sa herë jemi penduar që kemi dërguar një mesazh të gabuar një personi? Ose kemi dërguar një mesazh personit të gabuar? Me përditësimin e fundit të WhatsApp tani do keni mundësinë që ti fshini këto mesazhe dhe mos të lexohen më nga marrësit  e tekstit 😏😏. Kjo është një risi që do u shërbejë më të pakujdesshmeve, që të kenë mundësi të fshijnë mesazhet 7 minuta pasi i kanë dërguar.

Funksioni i ri quhet “Delete for everyone”, pra “fshiji mesazhet për të gjithë”, dhe është në fazën e shpërndarjes në iPhone, Windows Phone dhe Android. 

WhatsApp: Si funksionon fshirja e mesazheve?

Për të përdorur “Delete for everyone”, mjafton të përzgjedhësh mesazhin që do të fshish dhe klikon në ikonën e koshit dhe kjo vlen si për bisedat private dhe ato në grup. Personi që i është dërguar mesazhi do të marrë një njoftim që “Ky mesazh është fshirë”. Ky funksion është i pranishëm edhe në rastin e fotove, videove, mesazheve zanore, dërgimit të kontakteve, dosjeve, vendndodhjes apo përgjigjeve të mesazheve të të tjerëve.

 

 

WhatsApp: Sa kohë kemi para se të kapemi mat 😂?

Megjithatë dhe më të shpërqendruarit duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes.

Duhet të keni parasysh që keni kohë vetëm 7 minuta për të fshirë mesazhin, në të kundërt, nuk do të keni mundësi ta bëni këtë.

Edhe pse ju mund ta fshihni mesazhin brënda 7 minutave nuk mund të dini nëse personi që ka marrë mesazhin mund të ketë realizuar një screenshot dhe të ketë regjistruar gjithçka. Mbetet edhe mundësia e fshirjes së mesazheve të dërguara vetëm për veten (pa shumë kuptim): mjafton të përzgjedhësh çfarë ke shkruar dhe të klikosh opsionin “Fshi për mua”.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “WhatsApp [Nëntor 2017]: Tani mund të fshini mesazhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.