whatsapp
Lajmet e fundit

Ja çfarë do të shtohet në update-n e rradhës nga WhatsApp

WhatsApp është duke punuar në një update i cili do ti mundesojë përdoruesve të tij,  të kenë mundësinë që ta shohin foton direkt nga paneli i njoftimeve. Kohët e fundit kompania ka punuar fort në mënyre që të jenë të sigurtë që të mos humbin dominancën e tregut.

 

Informacione të ndryshme vijnë nga website të famshme ndërkombëtare për publikimit e leaks – ku thuhet se WhatsApp në update-n e rradhës do të ketë një vecori të quajtur “Notifications Extension” ose “Njoftimet e Zgjeruara” dhe do jetë pjesë e versionit 2.18.80. Vecoria e re do të lancohet fillimisht për iOS dhe më pas për të gjitha platformat e tjera.

 WhatsApp do të ketë një vecori të quajtur “Notifications Extension” ose “Njoftimet e Zgjeruara” 

Në mënyrë që ta vendosni në përdorim këtë vecori duhet patjetër që opsionin “picture auto-download” ta keni të aktivizuar. Në rast të kundërt në panelin e njoftimeve do tju dalë një buton. Ky buton do shërbejë për ta shkarkuar foton dhe ta shihni direkt nga Paneli i Njoftimeve.

 

Gjithsesi kjo vecori nuk do të funksionoje nëse ju do të keni disa njoftime nga WhatsApp në panelin e njoftimeve. Ju do tju duhet që ti hiqni njoftimet e tjera në mënyrë që të shihni foton. Më pas fotoja do tju shfaqet në Panelin e zgjeruar të Njoftimeve.

Kjo vecori është akoma në zhvillim e sipër. Deri sa të lancohet për përdoruesit në masë do të marrë pak kohë.

 Për më shumë lajme na ndiqni tek website juaj me i dashur ose.al.   😉 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.