Te gjithe e dime retoriken e partive politike ne shqiperi qe kerkojne votimin elektronik si garanci per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Votimi elektronik
…..nenkupton ne thelb shprehjen e votes nepermjet sistemeve teknologjike qe mundesojne numerimin e menjehershem duke ulur ndjeshem kohen e pritjes nga mbyllja e procesit te votimit, njohjen biometrike te votuesit dhe pamundesine e gabimeve apo manipulimeve ne numerim.
Retorika e partive politike dhe populizmi ne kete aspekt eshte kaq i thelle, saqe qytetaret e thjeshte nuk arrijne te kuptojne kete mekanizem. Kjo sepse partite politike qe kerkojne te implementojne votimin elektronik nuk jane te interesuara ne permiresimin e procesit te votimit, duke ofruar transparence mbi kete propozim.
Per tu theksuar se asnje vend perendimor nuk aplikon votimin elektronik, dhe shume pak vende aplikojne numerimin elektronik te votes.
Ky sistem duhet te ishte revolucionar per te gjithe sistemin zgjedhor Italian, por eksperimenti (per here te pare ne historine e Italise) deshtoi duke zbuluar disa pika te dobta.
Paradoksalisht, votimi elektronik ishte teper i ngadalte ne krahasim me sistemin qe perdor normalisht shteti Italian. Komisioneret me shume se nje here u revoltuan kunder kohes se pritjes si ne votim ashtu dhe ne numerim. Ajo qe ishte akoma me e rende, ishte se jo te gjithe votuesit arriten te shprehin voten e tyre, duke mundesuar nje renie drastike te kuorumit, i cili nuk arriti as limitin kushtetues te referendumit.
Zakonisht, me sistemin egzistues, ne Itali numerimi i votes mbaronte gjate nates se pare pas mbylljes se qendrave te votimit. Ndersa me votimin dhe numerimin elektronik, procesi nuk ka perfunduar as ne mezditen e dites se dyte pas mbylljes se votimit. Kemi te bejme me nje vonese me shume se 24 oreshe, si asnjehere me pare ne historine e Italise pas luftes se dyte boterore.
Komisioneret kane shprehur pakenaqesi te medha, dhe per here te pare kane qene te detyruar te kalojne naten ne qendrat e votimit.
Problemi kryesor i shfaqur ishte spostimi i 24 mije USB (vetem per rajonin e Lombardise), dhe leximi i te dhenave elektronike mbi voten. Komisioneret nuk mund te largoheshin nga qendrat e votimit deri sa te ishin spostuar te gjitha USB drejt komisionit qendror te Lombardise. Nderkohe qe numerimi i votave elektronike qe mbarteshin ne USB rezultoi akoma me i veshtire dhe i ngadalte. Probleme kritike u vertetuan si ne kalimin e te dhenave, ashtu edhe ne perpunimin e tyre.
Nderkohe nga nje investigim i garantit te privatesise se shtetit Italian, votimi elektronik ne Referendumin per Autonomine e Lombardise dhe Veneto u deklarua “mundesisht i pa sigurte”. Pra mundesia e manipulimit te votes elektronike eshte ende shume me e larte se mundesia e manipulimit te votes ne karte. Autoriteti theksoi se “te dhenat elektronike te paverifikueshme ne leter mund te manipulohen, dhe sot per sot nuk ka asnje instrument teknologjik qe do te ishte ne gjendje te garantonte qe vota e regjistruar ne database eshte egzaktesisht vota e shprehur nga nje qytetar”
Presidenti i “Regione Lombardia”, zoti Roberto Maroni i cili ishte nje nga mbeshtetesit me te medhenj te referendumit per autonomine e Lombardise, deklaroi se nuk i mbetet gje tjeter veçse te keroje falje per deshtimin e sistemit te votes elektronike. Ai do te hartoje nje raport per Komisionin Qendror Zgjedhor te republikes se Italise, dhe me shume mundesi do te shprehe nje mendim negativ mbi sistemin e votimit dhe numerimit elektronik ne kushtet teknologjike te perdorura.
VOTIMI ELEKTRONIK eksperienca e Lombardise ne referendumin e 22/10 > https://t.co/MK9tuhajKi https://t.co/ImrVt8CJ66