Celulare Lajmet e fundit

Vivo Xplay 7: Celulari më i bukur në botë 😍😍

Sa herë kemi pyetur shokun tonë se kush celulari më i bukur në botë sipas tij? Nëse dikush do më pyeste sot se kush është celulari më i bukur në botë për mua do pergjigjesha: Vivo Xplay 7. Për momentin ai duket thjesht spektakolar dhe shpresojmë që të konfirmohet gjithçka kur celulari të dali në treg në fillim të viti 2018.

Prodhuesi kinez, Vivo ka një muaj shumë të zënë përpara me shumë pajisje që shfaqen në TENAA dhe daljen e Vivo X20 më 28 tetor. Tani sipas rrjedhjeve të fundit, ekziston një tjetër projekt që po zhvillohet nëntokë. Një lajm në Weibo zbuloi disa foto të rrjedhura nga prezantimi i brendshëm i Vivo Xplay 7. Fotografitë na japin disa ide nga dizajni i pajisjes dhe disa informacione shtesë për karakteristikat kryesore.

vivo xplay 7-foto

Siç mund ta shihni në foto, Vivo Xplay 7 do të ndjekë trendin 18:9, por do të shkojë edhe më thellë në termin “me ekran të plotë”, me një raport të ekranit gati 100%.

Duke parë se si janë të hollë cepat, nuk mund të besohet nëse kjo është me të vërtetë e arritshme. Duke shikuar kamerat e para që shkrihen në ekran, që i ngjan zgjidhjes Essential Phone, ne mund të shohim me të vërtetë se janë bërë shumë sakrifica për të arritur në këtë ekran.

I njëjti burim thotë se pajisja do të vijë me sensorë të dyfishtë Sony IMX401 me OIS dhe Optical Zoom. Pajisja gjithashtu mund të jetë pajisja e parë që do të vijë e pajisur me Snapdragon 845. Megjithatë, në fakt nuk mund të jetë i pari, por një nga të parat, sepse Samsung mund të bëjë të njëjtën lëvizje të vitit të kaluar, duke përfituar nga prodhimi i chipseteve dhe duke marrë ekskluzivitetin e të gjitha dërgesave të para. Krahas procesorit, Xplay 7 thuhet se vjen me 8GB RAM me 128GB ose 256GB memorje.

Një nga faktet interesante është se Xplay 7 mund të jetë në të vërtetë, celulari i parë që do të vijë me një sensor gjurmë gishtash nën ekran. 

vivo xplay 7-foto-roze

Ndërkohë që këto lajme mund të jenë shumë emocionuese për entuziastët e Vivo, ne ju rekomandojmë që ta merrni këtë lajm si informacion pa prova konkrete. Megjithatë, ne jemi mjaft të lumtur të shohim raundin tjetër e zërave që do vijnë.

Vivo Xplay 7 thuhet se do të vijë në fillim të vitit 2018 në tre variante me ngjyra  Ari, Zezë dhe Rozë.

ose.al – Shtepia e teknologjise

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

20 thoughts on “Vivo Xplay 7: Celulari më i bukur në botë 😍😍

  1. A e dinit se Samsung do të fitojë më shumë nga shitjet e “iPhone X” sesa shitjet e Galaxy S8, pasi Samsung furnizon Apple me një ekran të veçantë OLED per iPhone X.

    Veq Samsung-u qe kryn pun…
    Hahaha

    1. Po si mos ta konfirmoj, nuk duhet te jen disa gjera publike, per at edhe duhet ta shuaj këtë temë.
      A perndryshe disa gjera i din njerzt anemban botes. Per ata qe ndjekin pas teknologjin.
      Edhe ketu esht njelloj politike.
      Edhe mi ndihmu edhe me nenqmu, nuk bën.
      Keshtuqe duhet ta largoj kete lajm patjeter….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.