Celulare Lajmet e fundit

VIVO sjell sensorin e gishtave brenda ekranit per here te pare!

Kompania VIVO ka kohe qe po punon me Synaptics, prodhuesin e sensoreve per celulare, per hedhjen ne treg te smartphonit te pare ne histori me sensorin e shenjes se gishtave te integruar ne ekran. Me sa duket VIVO dhe Synaptics ja kane dale mbane, edhe perpara Samsung apo Apple.

Ne eventin CES 2018 kompania VIVO prezantoi nje prototip celulari me sensore gishti nen ekran. Leximi i shenjes se gishterinjve nepermjet ekranit mundesohet nga nje sensor optik qe lexon sinjale ultrasonike dhe arrin te lexoje mapaturen e gishterinjve.

Ky sensor do te jete kompatibel vetem me ekranet e teknologjise OLED, dhe nuk mund te punoje per momentin me ekranet e teknologjise LCD. Persa i perket funksionimit, ekspertete e fushes sigurojne qe sensori punon mjaft mire. Natyrisht nuk ka akoma nje shpejtesi fulminante, por mesatare. E rendesishme eshte qe rralle here nuk arrin te lexoje shenjen e gishtave.

Prodhimi i ketij sensori mendohet se shpejte do te revolucionoje edhe nje here aspektin dhe design-in e dispozitive smartphone Top Class. Mbetet per tu zbuluar.

Vivo “on screen” fingerpring sensor:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.